Kurbin, shtohen ankesat për Zyrën e Punës
KURBIN - Thellohet skandali i zhdukjes së 57 dosjeve në zyrën e punës Kurbin. Sipas drejtoreshës së Zyrës së Punës, Davita Jushi, numri i qytetarëve që janë paraqitur në këtë institucion dhe janë përballur me mungesën e dokumentacioneve dhe librezave të punës, po rritet çdo ditë. "Qytetarët, të cilët kanë marrë dy paga, por që sipas deklarimeve të tyre njërën prej tyre nuk e kanë firmosur ata, përveçse kanë humbur njërën pagë, kanë humbur edhe një vit pune", pohoi Jushi. Sipas saj, kjo ndodh nëse çështja e abuzimeve nuk do të zbardhet. "Unë theksoj se ky problem duhet të gjejë zgjidhje ligjërisht dhe ka qenë vetë ministri i Punës, i cili është kujdesur për këtë problem dhe më ka garantuar se çështja do të zgjidhet shumë shpejt". Jushi pohon se, Zyra e Punës është në pritje të rezultateve të hetimit të krimit ekonomik. r.n