E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehu: “Fondit të kontigencës do ti shtohen 3 miliardë lekë”



Fondit të emergjencave ose të njohur si kontigjenca buxhetore, Ministria e Financave synon ti shtojë 3 miliardë lekë. Ky është vetëm njëri nga ndryshimet e buxhetit të shtetit për vitin 2009, që pritet të çojë qeveria në kuvendin e ri në shtator. Sipas zëvendësministrit të Financave, Sherefedin Shehu, këto janë disa prej rishikimeve që përmban projekti qeveritar. “Megjithëse ne e kemi në kompetencë për të bërë alokimin e të ardhurave nga privatizimi, ne do t’i çojmë ato për t’i bërë pjesë të paketës të rishikimit të buxhetit të vitit 2009. Ne parashikojmë që efekti i shkurtimit të shpenzimeve do të jetë rreth 8 miliardë lekë dhe po kaq do të jetë efekti neto i uljes së të ardhurave tatimore. Njëkohësisht, duke e vlerësuar krizën si prezente në ekonomi ne do të krijojmë të paktën 3 miliardë lekë kontigjencë të re. Do ta shtojmë në buxhet për ndonjë mosrealizim jashtë parametrave që kemi vlerësuar deri tani”,- thotë Shehu. Ai tha se qeveria është e fokusuar te deficiti buxhetor dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim në përdorimin e parave të privatizimit.

E ardhmja e Opelit dhe dalja nga kriza mbetet akoma në pikëpyetje

Ardhmëria e kompanisë së automjeteve gjermane, “Opel” ende është në ajër dhe kërcënon të shndërrohet në lojë të pafund, derisa këshilli administrues i “General Motors” nuk ka vendosur ende nëse do të mbështesë ofertën e favorizuar nga qeveria gjermane që ai të kalojë në duart e “Magnës”. Ditët kalojnë dhe dilema shtohet edhe më tepër për kompaninë gjermane, e cila ka të punësuar jo pak, por 250 mijë persona. Ndërkohë që koha nuk premton, sepse 1.5 miliardët e dhëna nga taksapaguesit gjermanë, për shpëtimin e Opelit, do të shpenzohen deri në fund të vitit. Për disa javë do të ndërpriten edhe lehtësimet për blerjen e makinave të reja dhe kthimin e të vjetrave. Nga ana e tij, koncerni i njohur amerikan, thuhet se ka aftësi që ta shpëtojë Opelin gjerman, pasi ai është rimëkëmbur nga ndihma disa milionëshe që iu dha nga qeveria amerikane në kuadrin e krizës që e kaploi edhe atë. Prandaj, sytë e qeverisë gjermane janë drejtuar drejt tij për të shpëtuar kompaninë prestigjoze “Opel”.

28 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›