Kuroni diabetin, duke rregulluar gjumin
Të kurosh diabetin, duke zgjidhur problemet që mund të keni me gjumin. Kjo është këshilla më e fundit që japin shkencëtarët, pas një sërë ekzaminimesh dhe analizash pa fund që bëjnë një lidhje mes sëmundjes dhe gjumit jo të mirë që bëhet gjatë natës.
Zbulimi, bërë në një studio të madhe të ADN-së, mori në shqyrtim më shumë se 36 mijë evropianë, diabetikë ose jo diabetikë, të të gjitha moshave. Ndihmuan për këtë studim Imperial College në Londër, këshilli kombëtar i kërkimeve franceze CNRS, “Lille University” dhe “McGill University” në Kanada. Të gjitha u publikuan në revistën “Nature Genetics”.
Ekspertët zbuluan një lloj mutacioni në gjenin "MTNR1B" që për shkëncëtarët u etiketua si "hormoni i gjumit". Melatonina është një rregullues i rëndësishëm i ritmit gjumë/zgjim, dhe prodhohet gjatë natës, duke arritur një lloj kulmi gjatë kësaj kohe, ndërkohë që gjatë mëngjesit nis e pakësohet.
Përkundër kësaj, insulina hormoni që rregullon sheqerin në gjak prodhohet gjatë ditës, ndërkohë që gjatë natës prania e saj vjen duke u zvogëluar.
Prej kohësh dihej se të flije pak bën keq për shëndetin dhe kjo ishte e lidhur më rrezikun e diabetit, por nuk diheshin deri më tani arsyet. Studimi, i drejtuar nga Philippe Froguel arriti të bënte lidhjen mes dy problemeve.