E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti letër Topit: Serbia po nis spastrim të ri etnik, inico diskutim në NATO dhe OKB

Albin Kurti - Bamir Topi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u ka drejtuar letër Presidentes dhe Kreytarit të Kuvendit të Kosovës si dhe Presidentit të Shqipërisë lidhur me ngjarjet e fundittë ndodhura në Mitrovicë.

Në letër, Jahjagës i kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Mitrovicë dhe Krasniqit, i kërkohet mbajtja e një seanca të jashtëzakonshme në lidhje me ngjarjet e ndodhura së fundmi në Mitroviçë. Ndërsa Bamir Topit i kërkohet inicimi i diskutimit në NATO dhe OKB lidhur me ngjarjet në Mitroviçë.

Kurti në letrën drejtuar Topit shprehet se sulmi ndaj familjes Haradinaj me pasojë vdekjen e Selver Haradinajt dhe plagosjen e fëmijëve të tij,pengmarrja e policit të Kosovës, përzënia e patrullës policore si dhe dhuna ndaj gazetarëve, janë të gjitha prova që dëshmojnë terrorin për një spastrim të ri etnik në veri të lumit Ibër.

Siç e dini, Republika e Kosovës nuk mundet që këtë çështje ta iniciojë për diskutim në organizata apo struktura ndërkombëtare si OKB dhe NATO. Ndërsa Ju, si përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë dhe i shqiptarëve në OKB dhe NATO, mundeni që ta inicioni diskutimin mbi rrezikun e afërt të spastrimit etnik të shqiptarëve në Mitrovicë, shprehet Kurti në letrën drejtuar Topit. Letra e tij mbyllet me fjalët se ndihma Juaj në këto momente është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›