Kurti qorton Zhbogarin për Veriun

Më tutje, sipas njoftimit, lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka shfaqur pakënaqësinë me “reagimin e butë dhe joadekuat të zotit Zhbogar, me rastin e këtij sulmi terrorist dhe kriminal”.
Sipas njoftimit, Samuel Zhbogar, “ka shprehur shqetësimet e tij për çështjen e Mitrovicës, duke pyetur për mundësitë që sipas lëvizjes Vetëvendosje, do të ndihmonin në ndryshimin e e gjendjes aktuale në Mitrovicë”.
Zoti Kurti ka theksuar se “luftimi i strukturave ilegale shtetërore të Serbisë, do të duhej të bëhej paralelisht me zhvillimin e një plani për ta luftuar papunësinë në Mitrovicë”.
Pos çështjes së Mitrovicës dhe veriut të Kosovës, delegacioni i vetëvendosjes ka folur dhe për miratimin e Kodit Penal të ri, e “sidomos për dy nene, që cenojnë në thelb lirinë e medias, nenet 37 dhe 38”.