E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD me program për personat me nevojë

Kandidati i Partisë së Drejtësisë (PD) për kryetar të Ferizajt, Bujar Ademi, ka vizituar të martën shoqatën e personave me aftësi të kufizuar "Hendikos", me ç'rast u ka premtuar mbështetje në shumë segmente që nga krijimi i kushteve për qasje në objektet publike, mbështetja me mjete adekuate e deri te punësimi, pa harruar edhe përfshirjen e tyre në edukim dhe arsimim.

"Këto segmente janë pjesë e programit të PD-së dhe detyrë e jona është t'i implementojmë. Kjo kategori ka nevoja të mëdha dhe ne duhet të bëjmë zgjidhje për ta", ka thënë Ademi.

Në anën tjetër, koordinatorja e kësaj organizate, Xhemile Murseli, ka shprehur fjalë të mira në adresë të kandidatit Ademi, duke thënë se programi i tij qeverisës është ambicioz dhe përfshinë edhe personat me nevojë. "Nga dora e parë morëm informacione të bollshme për programin e kandidatit të PD-së, shihet se pikat programore prekin edhe të gjitha nevojat tona", ka thënë Murseli.

Ky subjekt fushatën parazgjedhore e ka nisur dje, ku kandidati Ademi e ka marrë mbështetjen edhe të kryetarit të PD-së, dr Ferid Agani, i cili vizionin e tij për Ferizajn e ka vlerësuar si më të pranueshmin për qytetarët.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›