Kush është Besnik Fuçia
Besnik Fuçia lindi më 30.12.1968, në Yrshek, në një nga fiset e vjetra dhe më të njohurit e zonës, shquar tradicionalisht për punë të ndershme, atdhetari, harmoni dhe mirëkuptim me komunitetin përreth. Shkollën e mesme dhe të lartë i kreu në Tiranë, ku u diplomua për ekonomi. Ka një eksperiencë pune të pasur, ku spikati përvoja në Fakultetin Ekonomik Bujqësor të Kamzës për afro 15 vjet, përvojë dhe profesionalizëm që u përvijuan më tej me specializimet për Marketing dhe Menaxhim të Administratës Universitare, në Francë, Itali, Gjermani, Greqi, nëpërmjet projekteve: TEMPUS, INTERRG. Aktualisht është drejtor i Bordit të Kullimit pranë Ministrisë së Bujqësisë, detyrë që e kryen me përkushtim, profesionalizëm dhe transparencë, një nga vetitë e tij më të spikatura. Është anëtar i PD-së dhe forumeve të saj drejtuese, që nga themelimi i kësaj force politike. Besnik Fuçia është i martuar dhe ka dy fëmijë.