E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush është Tomislav Nikoliç?, pyet Baronesha Ashton

21-06-2012 / Nga Lavdrim Lita

Javën e kaluar Përfaqësuesja e Lartë e për Çështjet e punëve të Jashtme të Bashkimit Europian,  Catherine Ashton, takoi presidentin e ri serb Tomislav Nikoliç në një nga takimet e shumta ndër vite të BE-së dhe Serbisë. Temat e takimit ishin dialogu me Prishtinën zyrtare dhe çështjen e përafrimit të saj me BE-në. Mirëpo në internet po qarkullon një video që tregon se pak minuta përpara se Baronesha Ashton të takonte presidentin Serb Nikoliç, është parë t’i kërkojë z. Robert Cooper  ta shoqërojë pasi nuk e njeh se kush është z. Nikoliç. “Dikush duhet të vijë me mua sepse nuk di çfarë fytyra ka”, është dëgjuar të thotë Baronesha Ashton nw korridorin qw tw con drejt sallws sw takimeve. Sipas gazetës britanike “Indipendent” ishte me fat që gjeti një bashkëpunëtor besnik për ta njohur me z. Nikoliç, duke e larguar nga një gafë e mundshme. Gazeta angleze thotë se baronesha Ashton nuk është e para “dinjitare” që ka pasur probleme me njohjen e identiteve. Një herë është parë Josif Broz Tito zbarkoi në aeroportin e Londrës, “Heathroë”, duke i thënë dorën një truprojës së kryeministrit  Edëard Heath i cili ishte më pas . Një herë tjetër Margaret Theçer gjatë një fjalimi në Malajzi shprehet “se jam e lumtur që ndodhem në Indonezi”.
Kuptohet vetiu, z. Robert Cooper kryenegociatori midis delegacionit të Prishtinës dhe delegacionit të Beogradit ka qenë në gjendje t’i tregojë një fotografi të z. Nikoliç. Hamendësimet janë të shumta. Por ajo që bie në sy është se politika e jashtme e Bashkimit Europian nuk ka nevojë t’i njohë fytyrat e presidentëve të Serbisë për të ditur sjelljen dhe politikën e tyre si ndaj Kosovës ashtu ndaj Bashkimit Europian. Padyshim sjellja e presidentëve serb ka qenë gjithmonë  e dyzuar në formulën e njohur “edhe Kosovën, edhe BE-në”. Por kjo gjë është e pamundur. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme sipas vendimit të GJNK-së dhe Beogradit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, të heqë dorë nga strukturat paralele në veri të Mitrovicës dhe të zbatojë marrëveshjet dypalëshe të arritura së fundi.
Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian ia kanë bërë me dije kryetarit të ri të Serbisë, Tomislav Nikollic, se kusht kryesor për ecjen e këtij vendi drejt BE-së është përmirësimi i raporteve me Kosovën. “Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovës mbetet kushti kryesor për të lëvizur në fazën tjetër të përparimit (drejt BE-së)”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, pas një takimi me Nikolicin në Bruksel. Me fjalë tjera, kjo do të jetë thelbësore, për t’i mundësuar Komisionit rekomandimin eventual për nisjen e negociatave për anëtarësim. Prandaj pa një normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, pa një dialog konstruktiv në rajon, Serbia do ta ketë të pamundur të marrë ftesën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Sidoqoftë pyetjes se kush është president i Serbisë përgjigja është Tomislav Nikoliç. Presidenti i ri i Serbisë ndoshta nuk është një Karaxhiç apo një Mlladiç, por ai ishte zëvendëskryeministër i Millosheviçit gjatë luftës së Kosovës. Tomisllav Nikoliç është një nga ata drejtues të lartë serbë që nuk u akuzua ndonjëherë zyrtarisht nga Haga, por që kishte dorë në dëbimin masiv të shqiptarëve të Kosovës në vitet 1998-1999 dhe ka gjasa të jetë përfshirë në krime lufte në Kroaci, siç e kanë akuzuar përfaqësues të të drejtave të njeriut në Beograd.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›