E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush është personi që qëlloi mbi Berlusconi-n



MILANO - Nuk është e lehtë për të treguar se kush është njeriu që ka arritur të kalojë unazën e dyfishtë të agjentëve të zbulimit rreth kryeministrit, të dalë publikisht dhe ta godasë atë në fytyrë me një suvenir kishe. Pas agresionit ai është larguar nga turma dhe tashmë pret ndëshkimin. Ai u dërgua në rajonin e policisë, ku është marrë në pyetje nga drejtuesi i DIGO-s dhe zëvendësprokurori i vendit, Armando Spataro. Drejtësia e akuzon të arrestuarin për sulme të provokuara me paramendim: në fakt, në xhepin e tij policia gjeti një suvenir dhe një kryq të spërkatur me piper. Ne nisemi nga emri. Emri i tij është Masimo Tartaglia. Ka lindur më 30 nëntor të vitit 1967 dhe jeton në mënyrë të ndershme, bashkë me prindërit e tij në Cesano Boscone. Tjetër e dhënë e sigurt është se ai ka vuajtur për të paktën dhjetë vjet nga problemet mendore. Mbrëmjen e së hënës ekspertët e policisë në Milano arritën të marrin kartelën e tij mjekësore. Një element i tretë është se Massimo Tartaglia nuk ishte përfshirë në politikë dhe ishte i vetëm në Piazza del Duomo. Pasi ka qëlluar me objekt në drejtim të fytyrës së kryeministrit nuk e ka hapur gojën. Është "mbyllur" dhe merret vetëm me veten. Është ende e paqartë nëse ka lindur me probleme psikike. Pas shkollës së mesme ai u regjistrua në Institutin e Korsikës. Ai është i dhënë pas elektronikës dhe shpikjeve. Për 25 vjet ai shihte piktura me motive muzikore dhe me kërcimtarë. Piktura që ndryshojnë ngjyrë për të shkuar në sekuencën kur stimulohen me muzikë. Dy vjet më parë ai është intervistuar në gazetën me pronar Silvio Berlusconi-n për një shpikje që ka bërë. Pas përfundimit të Institutit në Korsikë, në vitin 1986, regjistrohet në Universitetin Politeknik, për Inxhinieri Elektronike. Pas një viti studimi ai braktis shkollën me dhimbje. Massimo shkon për të punuar me të atin e tij, Alexandri-n, në kompaninë “Melfi Lucan”. Alexandri sot është 69 vjeç dhe kompaninë e ka themeluar në vitin 1978. Ai merret me prodhimin e pajisjeve elektrike. Qendra e kompanisë është në Cesano Boscone. Kompania është mbyllur në vitin 2001 sepse Alexandri, bashkë me të birin, krijoi kompaninë “Al.Ta.Tek., me një person tjetër, ku familja Tartagli kishte 30 për qind të aksioneve. Ndërkohë, sëmundja e Massimo-s do të shkonte më tej. Fqinji i tij, i cili me dëshminë që dha iu erdhi në ndihmë agjentëve të DIGO-s, thotë: “Ne e dinim se ai kishte probleme. Kemi dëgjuar se ai qëllonte me grushte murin dhe me këmbë mbi tokë. Ai shpërthente shpeshherë nga zemërimi, por nuk ka qenë kurrë i dhunshëm”. Edhe i ati, Alexandri, konfirmoi problemet mendore që kishte djali i tij. “Po, biri im është me probleme mendore. Dje në mëngjes, në orën 11, doli nga shtëpia duke na thënë se do të shkonte të takonte një mik. Unë nuk e di me siguri se ai ka shkuar në Piazza Duomo për të parë Berlusconi-n. Unë nuk e di se djali im e urren kryeministrin. Ne si familje votojnë për partinë e Berlusconi-t. Në shtëpi kemi biseduar shpeshherë edhe për klimën e acaruar politike në vend, por nuk e kemi marrë asnjëherë me emocion debatin. Edhe Massimo nuk na është dukur asnjëherë i shqetësuar në këto biseda”.
Por, mbrëmjen e së dielës diçka kishte lindur në kokën e ideatorit të kësaj ngjarje, i cili, jo pa qëllim, kishte blerë një statujë të vogël në Piaza Duomo, të cilën e flaku me gjithë forcë në fytyrën e kryeministrit Berlusconi, duke bërë që ai të përfundonte në spital.

Alberto Berticelli
Shkrimi është publikuar në “Corriere Dela Sera” më 14 dhjetor

Mjekët këshillojnë Berlusconi-n të anulojë aktivitetet për 2 javë

Mjekët i këshillojnë kryeministrin italian Silvio Berlusconi t’i anulojë të gjitha aktivitetet publike gjatë dy javëve të ardhshme. Udhëheqësi 73-vjeçar po kurohet në një spital të Milanos, pas incidentit të së dielës, kur u godit nga një person me një suvenir prej metali. Një mjek i spitalit San Rafaele tha dje se zoti Berlusconi vazhdon të ketë dhimbje dhe vështirësi në të ngrënë. Mjeku tha se kryeministri mund të dalë nga spitali ditën e mërkurë. Zoti Berlusconi i dërgoi një mesazh përkrahësve të tij sot, duke i falënderuar për urimet për shërim të shpejtë. Në mesazhin e vendosur në faqen e internetit të partisë së tij thuhet: “Dashuria gjithmonë triumfon mbi urrejtjen dhe smirën”. Policia e ka arrestuar 42-vjeçarin Massimo Tartaglia për sulmin që i shkaktoi kryeministrit italian, thyerje në hundës dhe të dy dhëmbëve. Ministri i Brendshëm i Italisë, Roberto Maroni, tha dje se Tartaglia kishte spërkatës me piper dhe një kryq ndërsa priste të dilte kryeministri.

16 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›