E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi i energjisë, ERE miraton rritjen në masën 13 për qind



Ervin KOÇI

Qytetarët shqiptarë do të përballen që nga 1 janari i vitit të ardhshëm me një rritje të çmimit të energjisë prej 13 për qind. Ky vendim është marrë dje nga Bordi i Komisionarëve të Entit Rregullator të Energjisë, pas shqyrtimit të ofertave të propozuara nga OSSH-ja. Nga 23 për qind që ishte propozimi i OSSH-së, Enti Rregullator pranoi të rrisë energjinë vetëm me 13 për qind duke marrë parasysh edhe shtresat në nevojë. Ky institucion ka lënë gjithashtu në fuqi tarifimin me dy nivele të energjisë, duke hedhur poshtë kërkesën e OSSH-së, për të pasur një çmim unik për konsumatorët me një nivel të vetëm tarifimi që në fillim. Bordi i ERE-s mori dje në shqyrtim edhe aplikimet për rritjen e çmimit të energjisë të depozituara kohë më parë nga OST-ja dhe KESH-i. Për vitin 2010 nga pala çeke që është pronare e OSSH-së, është kërkuar një rritje e çmimit të energjisë deri në nivelin prej 23 për qind, por ERE përveç mospranimit të ofertës ka lënë në fuqi edhe ndarjen e tarifimit me dy pjesë.

Tarifimi

Sipas vendimit të marrë dje nga ERE, qytetarët që konsumojnë deri në 300 kë/orë nga 7 do të paguajnë 7.7 lekë, ndërsa mbi këtë konsum tarifa nga 12 arriti në 13.5 lekë, pa tatimin mbi vlerën e shtuar. Këto tarifa janë dukshëm më të ulëta se kërkesa e bërë nga OSSH-ja e cila aplikoi për një rritje prej 23.1 për qind. Me ketë vendim mbetet i paqartë reagimi i mëtejshëm i pronarëve çekë, të cilët një ditë më parë dolën në konferencë shtypi dhe argumentuan se kërkesa e tyre ishte e justifikuar për shkak të bilancit negativ të kompanisë. Madje ata ju referuan edhe deklaratës rregullatore të miratuar gjatë privatizimit, sipas të cilës rritja do të ishte e përvitshme me afro 18 për qind. Reagimi i mundshëm i çekëve është t'i drejtohen bankës botërore, e cila ka dalë garant që qeveria do të rrisë çmimin sipas deklaratës së nënshkruar. Por përfaqësues të entit u shprehën se marrëveshja për të cilën i referohen çekët është keqinterpretim i tyre.

Kërkesa

Megjithëse nuk u morr parasysh kërkesa e OSSH-së për rritjen e energjisë elektrike varionte nga 23 në 40 për qind. Një ditë më parë drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Josef Heisek, deklaroi gjatë një konference për shtyp se rritja e çmimit ka qenë i pranuar nga qeveria shqiptare, në momentin e privatizimit të kësaj kompanie nga kompania austriake “CEZ”. “Marrëveshja që kompania ime ka me qeverinë shqiptare është për një rritje të çmimit të energjisë nga viti 2010 deri në vitin 2014. Rritja parashikohet në masën 15 për qind, plus normën e inflacionit. Enti i Rregullatorit është i detyruar të zbatojë këtë deklaratë të vendosur nga qeveria. Nuk ka asnjë mundësi që Enti t’i shmanget asaj”, ka pohuar ai. Sipas Heisek, OSSH-ja ka trashëguar 12 miliardë lekë borxhe për vitin 2009 ku 3 miliard lekë borxh janë vetëm institucionet shtetërore.

PS: Rritja e çmimit të energjisë thellon krizën ekonomike

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, tha dje në një konferencë për shtyp, se "çmimi i energjisë po rritet, duke thelluar krizën ekonomike për çdo familje dhe biznes në Shqipëri, dhe se qeveria shqiptare jo vetëm ishte në dijeni të shtrenjtimit të saj, por edhe autore e këtij vendimi". Sipas tij, "vendimi për rritjen e çmimit të energjisë është marrë kohë më parë se të përfundonte procesi i privatizimit të OSSH. Madje ky vendim gjendet edhe në anekset e kontratës mes palës shqiptare dhe ÇEZ”. Enti Rregullator i Energjisë Elektrike publikoi dje në orën 15:00 tarifat e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2010.
Në fund të muajit shtator të këtij viti Operatori i Sistemit të Shpërndarjes , aplikoi pranë ERE-s për rritje të çmimit të energjisë elektrike rreth 23 %.

Konfindustria kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Konfindustria, ka shprehur dje kundërshtimin e saj në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë për vitin 2010 me 13% të përcaktuar nga ERE me kërkesën e OSSH-së.
Me anë të një deklarate për shtyp, Konfindustria ka vlerësuar se, “përpara vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike ishte e domosdoshme të arsyetohet publikisht nga ERE, sesi është e mundur të kërkohet rritje e çmimit të energjisë elektrike në kushtet kur çmimi i energjisë elektrike është në ulje në tregjet ndërkombëtare si pasojë e uljes së ndjeshme të çmimit të karburanteve të ndodhur ne vitet e fundit, të gjendjes mjaft të mirë prej disa vitesh radhazi përfshi edhe vitin 2009 të prodhimit të brendshëm energjetik dhe të ecurisë së nivelit të çmimeve të energjisë elektrike të paktën në vendet e rajonit në vitet 2008, 2009 dhe për vitin 2010”.

Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.

PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:23:58, 15.12.2009
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 94.57 +1.17
EURO EUR 137.61 +0.72
Poundi Britanik GBP 153.49 +1.95
Franga Zviceriane CHF 90.90 +0.37
Jeni Japonez (100) JPY 105.83 +0.30
Dollari Australian AUD 85.81 +0.77
Dollari Kanadez CAD 89.11 +1.19
Korona Suedeze SEK 13.16 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 16.20 +0.03
Korona Daneze DKK 18.48 +0.09
SDR SDR 150.02 +1.38
Ari(OZ 1) XAU 105325.39 +759.65
Argjend(OZ 1) XAG 1621.92 +16.45

Interesat bankare
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.

Përditësimi i fundit: 14.12.2009

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.95%
12M 12-mujor 7.80%
6M 6-mujor 6.71%
3M 3-mujor 5.78%
1M 1-mujor 5.19%
1Ë njëjavor 4.73%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.63%
1Ë njëjavor 5.97%
o/n njëditor 5.54%
12M 12-mujor 9.57%
6M 6-mujor 8.29%
3M 3-mujor 7.19%

16 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›