E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhihadistët janë penduar

Mësime arti, darka fetare, intervista me imamët, seanca psikologjike... Nga Arabia Saudite te Vendet e Ulëta, nga Maroku në Indonezi, për terroristët islamikë kanë filluar të lulëzojnë programet e rehabilitimit. Duke u frymëzuar nga metodat e alkoolistëve anonimë, specialistët shohin t‘u çirret maska miteve false të luftës së shenjtë

Ku kanë përfunduar qindra ish-deputetë arabë të Burgut të Guantanamos pasi u kthyen në atdhe? Pjesa më e madhe e tyre u janë drejtuar pesë qendrave më të mëdha luksoze të rehabilitimit për fundamentalistët, me dhoma private, televizorë plazma dhe "palystation". Pasi është sulmuar vazhdimisht nga dega lokale e al Kaedës, në 2004-ën Arabia Saudite ka vendosur që ta përballojë problemin e fundamentalizmit, i cili është përhapur mes të rinjve me një rrugë alternative. Ish të burgosurit e bazës amerikane në Kubë kanë marrë pjesë, bashkë me disa ushtarë të tjerë arabë në vend, në një program të krijuar nga qeveria e Riadit për të riedukuar terroristët.

Shumë prej liderëve lokalë xhihadistë janë vrarë ose arrestuar, ndërkohë që militantët më të rinj dhe të nivelit të dytë po i nënshtrohen një trajtimi rehabilitimi në qendrat që të sjellin ndërmend klinikat amerikane kundër alkoolizmit. Miqtë e burgosur nuk janë trajtuar si kriminelë, por si viktima të propagandës xhihadiste dhe gjatë qëndrimit në këtë vend presin vizita nga psikologët dhe ekspertët e fesë që përgënjeshtrojnë interpretimet radikale të Kuranit. Pas disa muajsh, dhe pas betimit solemn që nuk e njohin fenë e xhihadit, të rinjtë lirohen me shpresën se do ta ndryshojnë jetën.

Për të ndihmuar riintegrimin e tyre, shpesh autoritetet arabe u plotësojnë nevojat ekonomike, u japin shtëpi, punë dhe madje ndihmë për të gjetur gra. Gjithsesi, te disa xhihadistë është e pamundur të besosh, sepse shtiren sikur kanë ndryshuar vetëm për t‘iu rikthyer realitetit. Në botën arabe konceptet e modernizimit janë po aq relative. Edhe pse imamët dhe teologët predikojnë për largimin e dhunës, interpretimi i fesë së tyre mbetet në linjë me atë të mbretërisë arabe ultrakonservatore dhe kështu pranon pozicione ekstreme e jotolerante kundrejt besimeve të tjera, femrave dhe homoseksualëve. Qëllimi i arabëve është që militantët të braktisin "binlandizmin" dhe të njohin ligjshmërinë e shtëpisë së vërtetë. Pavarësisht këtyre detyrimeve, programi arab ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve të gjysmës së botës dhe ka marrë vlerësime pozitive. Iniciativa të tilla janë gjykuar si një evolucion i nevojshëm i politikave kundër terrorizmit. Të arrestosh terroristët, ose të ndalosh financimet e tyre, janë taktika që nuk arrijnë në rrënjën e problemit. Vetëm duke i çjerrë maskën dhe duke sulmuar ideologjinë që lind xhihadistët, mund të mendohet se është arritur një fitore përfundimtare kundër terrorizmit të matricave islamike. Kjo mënyre e re u ka dhënë jetë nga Maroku në juglindjen aziatike, programeve dhe iniciativave të reja për të ndryshuar terroristët e bindur e për të parandaluar acarimin e komponentëve të rinj. Për shembull, në Jemen, gjykatësi Hamoud al-Hitar drejton të ashtuquajturin Komitetin për Dialog, ku debatet mbi interpretimin e koncepteve të ndryshme të Kuranit me grupe e individë pranë al-Kaedës kanë arritur sukses të madh. Debati i krijuar nga al-Hitar, puna e të cilit është studiuar nga Pentagoni si metodë e mundshme për t‘u aplikuar në Irak dhe Afganistan, ka sjellë ndalimin e dhunës nga ana e shumë militantëve jemenas.

Programet kundër acarimit janë të pranishme edhe në Evropë, ku atentatet terroriste të Madridit dhe Londrës kanë treguar se ekstremizmi është i përhapur edhe te komunitetet tona islamike. Në Evropë pararojë janë Britania e Madhe, Danimarka dhe Vendet e Ulëta. Krahasuar me pjesën më të madhe të vendeve islamike (dhe vetë anglezët), holandezët nisen nga një vlerësim më i gjerë i konceptit të acarimit. Terrorizmi konsiderohet si pika e dukshme e një fenomeni mjaft të përhapur, si në formën e tij të dhunshme, ashtu dhe atë jo të dhunshme. Shërbimet sekrete holandeze theksojnë se pas vrasjes së regjisorit Theo Van Gogh, në 2004-ën, pjesa më e madhe e islamikëve holandezë vendosi ta linte mënjanë dhunën dhe i dha përparësi idesë për të krijuar hapësira islamike autonome, shoqëri paralele ku myslimanët duhet të ndahen "fizikisht dhe psikologjikisht" nga shoqëria holandeze.

Në shtete si Amsterdami dhe Roterdami, popullsia myslimane e kalon 15-20 për qindëshin. Qeveria holandeze ka reaguar për shumë plane. Nga njëra anë vënë rregulla të forta për të ndaluar iniciativat e islamikëve, nga ana tjetër ndiqet një program i thjeshtë, me qëllim që të rinjtë myslimanë holandezë të mos tërhiqen nga mesazhet ekstremiste.

Akademikë, ekspertë të terrorizmit, psikologë, agjentë policie dhe asistentë socialë janë bashkuar në grup për të analizuar problemet e integrimit të komunitetit mysliman holandez. Duke u bazuar te rekomandimet e tyre, çdo shtet i madh, duke marrë si shembull Amsterdamin, ka hartuar një plan të tijin dhe është në dispozicion të paguajë shuma të madha parash për funksionimin e tij. Këto lloj iniciativash kanë si qëllim të riedukojnë të rinjtë që shfaqin simpati për idetë fundamentaliste.

Një grup asistentësh socialë dhe ekspertë, me mbështetjen e policisë, bashkëpunojnë me familjen dhe miqtë e të riut që ta bindin t‘i heqë nga mendja këto lloj mendimesh. Ndërhyrje të tjera janë të karakterit parandalues dhe i drejtohen gjithë popullit islamik, me qëllim që të kapërcejë barrierat, të cilat ndajnë shumë myslimanë holandezë nga pjesa tjetër e shoqërisë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›