Kush i trembet referendumit?
Debatit për ndryshimet kushtetuese ia ka zënë vendin këto ditë çështja e referendumit, e cila e ka rimarrë këtë temë nën një optikë tjetër zgjidhjeje. Partizanët e kësaj ideje, megjithëse deri tani të pakët në numër parlamentar, e që siguron ligjërisht realizimin e procesit referendar, po investohen publikisht me të gjitha mjetet politike për ta legalizuar publikisht atë. Kësaj po ia arrijnë, pavarësisht nëse policia ndërtimore politike, në pushtet lokal e qendror, do ta prishë. Kundër kësaj ideje hapur qëndrojnë dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS, që pasi e realizuan puçin kushtetues, normalisht nuk kanë interesa të testohen për këtë në publik dhe t‘i hyjnë një aventure të rrezikshme, fundi i së cilës i ka të parathëna rezultatet.
Duke qenë plotësisht të bindur për këtë, ata po merren vetëm me sistemimin e vathës politike, që gabimisht të mos dalë ndonjë i pabindur e të prishë planet dhe gjërat të shkojnë ashtu siç u kopsitën para 21 prillit për bukuri. Ndërkohë PD po hesht, pas entuziazmit të ditëve të para për arritjen e fitores së saj taktike, për të ndryshuar me një shpejtësi të papritur edhe për vetë atë themelet bazë të shtetit. PS ka angazhuar disa nga luftëtarët e saj mediatikë për të bindur opinionin për drejtësinë e këtyre ndryshimeve, që gjithnjë sipas tyre do t‘i japin fund "republikës së korrupsionit"!!!
Kam shumë dëshirë ta konsumoj si të vërtetë një gjë të tillë, por nuk kam mundësi ta besoj, pasi një ligj zgjedhor apo dy nene kushtetuese paskan qenë mëkatarët e vërtetë të mbrojtjes dhe lulëzimit të korrupsionit. Alibira si kjo mund të gjenden sa të duash për konsum propagandistik, por nuk i rezistojnë dot arsyes së vërtetë të asaj që ka mbajtur në këmbë prej vitesh "republikën e korrupsionit", e cila që pas natës së 21 prillit qenka e destinuar të marrë fund!!!
Meqenëse PS ka marrë përsipër gjithë avokatinë e ndryshimeve kushtetuese, pavarësisht se shumica në thelbin e tyre u iniciuan nga Partia Demokratike, nuk mungojnë çdo ditë personazhe interesantë të këtij subjekti të servirin gjithfarë argumentesh, të cilat në fakt, jo vetëm që nuk arrijnë të mbrojnë dot puçin kushtetues, por komprometojnë keqas vetë devizën e sotme të këtij subjekti politik. Investimi aq i ngutshëm për të penguar me çdo mjet mbajtjen e referendumit, që shoqërohet me koston politike të krijimit të dy grupeve të mëdha brenda së majtës, tregon se pengu është i tillë sa nuk lejon asnjë veprim shtesë jashtë partiturës politike të miratuar nga Berisha dhe Rama.
Ndërkohë që jo vetëm mediatikisht, por edhe në takimet e drejtpërdrejta me njerëzit, drejtuesit aktualë të PS-së së mbetur afishojnë tezën e "kthimit të politikës në normalitet përmes asaj që vendosin shqiptarët dhe jo dushkarët", në anën tjetër nuk lëvizin nga qëndrimi i tyre i marrjes në konsideratë pikërisht të votave, morali dhe thelbi i të cilave është shumë i dyshimtë dhe jo legjitim. Ndryshimet e mëdha që kanë të bëjnë me sistemin politik në vend, të realizuara nga "një klasë politike e kalbur dhe jo përfaqësuese" (citoj përfaqësues të PS-së) si mundet të kenë tagrin të ndërmarrin mbi supe një zgjidhje kaq jetike për vendin?
Ballafaqimi i 21 prillit dhe këmbëngulja për të penguar mbajtjen e referendumit, tregojnë se veshja demagogjike e "politikës për popullin dhe e politikës që duhet të marrë në duart e veta sovrani" nuk ishte shumë jetëgjatë. Shumë shpejt ajo i humbi kredencialet e veta të besueshmërisë, pasi ata për të cilët përbetohesh çdo ditë injorohen të merren në konsideratë, të pyeten dhe të vendosin për çështje fondamentale, siç janë themelet e shtetit. Kur shqiptarët nuk pyeten për aktin themelor të shtetit, nuk ka më asnjë garanci se do të merren në konsideratë për problemet e hallet e tyre të përditshme, që kthehen në objekt humori sapo makinat marrin rrugën në kthim drejt Tiranës.
Shumë argumente jepen për frymën pozitive të ndryshimeve, por nuk jepet çuditërisht asnjë argument dhe mungon tërësisht avokatia se pse nuk ballafaqohen me publikun këto ndryshime, pse nuk certifikohet në popull një nismë e tillë nga politikanët, nga deputetët, për të cilët të dy krahët e politikës shprehen hapur për rezerva e pikëpyetje të mëdha. Askush, as nga mbrojtësit më panergjikë të sotëm, si në PD ashtu edhe në PS, ku po shfaqen më shumë, nuk kanë guxim të artikulojnë qoftë edhe një frazë, sepse është përjashtuar nga vendimmarrja pikërisht autori i Kushtetutës, ai që është thirrur për ta nënshkruar atë disa vite më parë. Bile, nuk vihet asnjë shenjë pikëpyetjeje as për moralin a atij që, në mënyrë konsistente nuk e ka njohur ndonjëherë Kushtetutën, por befasisht një ditë, përmes një deputeteje krejtësisht jashtë korridoreve të pazareve të politikës, serviret ndryshimi që i "ngriu" për pak kohë të gjithë.
Memecët politikë ditët e para belbëzonin, nuk dinin si të prononcoheshin, derisa u bindën si zakonisht të votonin për nene që jo shumë larg, do të jenë represivë edhe për ata vetë. Paradoksalisht, edhe pse deputetët e PS-së u zunë gafil nga propozimet e Trashanit dhe reaguan ashpër, nuk vonuan ta kuptonin e të "bindeshin" për konstruktivitetin e mendimeve që solli shtetari i regjur Berisha, të merrnin armën e tyre (pra votën) dhe ta shkrehnin pa iu dridhur syri ndaj Kushtetutës. Se çfarë thonë në "Dialog për Shqipërinë", si e argumentojnë Politikën e Re, nuk ka asnjë rëndësi, ajo që duhej u zgjidh: Pushtet absolut liderëve politikë, ku nuk qëndron aspak ambicia për të ndryshuar jetën në këtë vend, por vetëm ambicia për të kontrolluar në mënyrë diktatoriale pushtetin dhe çdo segment të politikës.
Mënyra si erdhi dhe u bë fakt një propozim gati anonim, ka komprometuar keqas gjithë atë që përpiqet të shitet si sinqeritet i vullnetit politik, pasi ky vullnet e ka rastin të testohet nëse është i tillë, përmes ofertës referendare. Por asaj i druhen keqas jo rastësisht Berisha dha Rama, të cilët nuk kanë ndërmend, pavarësisht çmimit, të bëjnë sjellje demokratike. Duke e llogaritur paraprakisht verdiktin që do të jepte sovrani, investimi i këtyre ditëve është pikërisht shmangia me çdo kusht e referendumit dhe mbajtja e asaj që u realizua nga deputetë me integritet mjaft të dyshimtë, pjesa më e madhe e të cilëve vazhdojnë të jenë numra në duart e dy liderëve, që vendosen në tryezë sa herë u bashkohen interesat.
Megjithatë, do realizohet mbajtja e referendumit përmes 28 firmave të deputetëve, apo përmes mekanizmash të tjerë, apo ai do të bllokohet nga atentatorët e Kushtetutës, ai që tani e ka prodhuar fituesin e tij. Iniciatori i këtij procesi, lideri i LSI-së, e ka fituar ende pa u zhvilluar asnjë procedurë referendumin, pikërisht nga përpjekjet e sforcuara politike dhe institucionale që po bëjnë Berisha me Ramën. Fituesi i referendumit, grupi që mbështet Metën, ka hedhur kartën publike të ballafaqimit në popull, së cilës jo vetëm i druhen dy ortakët e puçit kushtetues, por vazhdojnë shantazhimin ndaj gjithë atyre që patën guximin për ta kundërshtuar publikisht atë. Vetë investimi që bëhet për të shmangur me çdo mënyrë çdo procedurë që do të çonte drejt mbajtjes së referendumit, rezultati i të cilit është i lexueshëm se si do të jetë, tregon se argumentet që jepen janë vetëm alibia e mundimshme e humbjes në rast se ai do zhvillohej. Kjo do të rëndonte më shumë se mbi këdo, mbi Ramën, ku pazari i bërë me Berishën do të pësonte një fiasko publike e do të bëhej krejt i lexueshëm për elektoratin. Ky gradualisht po humbet çdo ditë terrenin politik, jo vetëm prej faktit se po kundërshton vetë dhe përmes zërave të bindur të tij në mënyrë aspak bindëse dhe absurde, pengimin e mbajtjes së referendumit, por edhe për atë që ai po investohet aq shumë në mbrojtje të ndryshimeve kushtetuese, sa ka lënë Berishën të qetë në punët e tij dhe e ka marrë përsipër të gjithë mbrojtjen e këtij procesi.
Përveç entuziazmit të ditëve të para të realizimit të ndryshimeve kushtetuese, që në shumicë u inspiruan dhe iniciuan nga mazhoranca, ajo nuk po shqetësohet aspak të ndërhyjë në debatin publik që po bëhet, për të mbrojtur e argumentuar logjikën e neneve që zëvendësuan ato që ishin "vjetruar" aq shumë! Topin, edhe një herë mjeshtërisht, ajo e kaloi në fushën e opozitës, e cila paraqitet e ndarë në dy qëndrime të prera e të kundërta: Nga njëri bllok PS-ja e mbetur dhe nga ana tjetër grupimi i madh, me në krye LSI-në, po edhe partitë e tjera të aleancës së majtë, ku po bashkëngjitet edhe Lëvizja për Politikë Institucionale, që rezulton të ketë jo pak mbështetës. Debati për referendumin po zhvillohet pikërisht këtu dhe mbrojtësit e idesë së referendumit ndjehen fitues. Për të mos pasur një fitore të konfirmuar me shifra, çfarë do të dëmtonte rëndë pozitën e PS-së, përpjekjet e saj janë shumë herë më të mëdha se nga ana e mazhorancës për të bllokuar procesin referendar.
Rama e di shumë mirë se cila do të ishte përgjigjja e publikut për ndryshimet kushtetuese dhe llogarit saktë koston e rëndë që ka një hedhje poshtë e ndryshimeve të kërkuara. Një kosto që lidhet, si me realizimin e ambicies për pushtet të pakufizuar, ashtu edhe me mundësinë për të ruajtur pozitat e forta që ka sot në kontrollin e partisë. Humbja e referendumit do të sillte normalisht forcimin e pozitave të Metës dhe një zgjerim përtej llogarive të sotme të bllokut politik që ai kryeson. Në të tilla kushte, nuk ka asnjë dyshim që Rama do t‘i kundërvihet mbajtjes së referendumit, por ai tani ka një arsye tjetër shtesë për të rritur bashkëpunimin me aleatin e tij politik, Berishën, për mbrojtjen me çdo kusht të asaj që ata kanë gatuar vetë. Mungesa e guximit për t‘u përballur me gjykimin publik nuk mund të mbulohet me frazat sarkastike elektorale "bashkim përtej së majtës e së djathtës", që më shumë se në asnjë rast tjetër po të ishin të sinqerta, duhet të viheshin në provë përmes referendumit.
Por demagogjia politike, të cilën nuk mund ta shpëtojë asnjë kujdes i shtuar i zyrave ku përgatiten kasetat filmike të mitingjeve, nuk mundet të shërbejë si mbrojtje për atë që quhet arritja më e madhe e mirëkuptimit politik. Në fakt, ajo është arritja më e madhe e bashkimit të interesave të dy liderëve politikë, që nuk kanë asnjë lidhje me standardet e demokracisë dhe problemet e interesat e vendit. Se si po kërkohen për t‘u shitur është problem tjetër. Llogaritë e sistemit që garanton me dhunë unitetin e partisë dhe pushtetin e kryetarit, me gjithë përpjekjen e sforcuar për të bindur përmes dialogut demagogjik, nuk mund të fitojnë mbi argumentet për referendum. Efekti bumerang në politikë është shumë i njohur. Normalisht që do fitojë ajo që pengohet, me çdo mjet ilegal dhe të dyshimtë për t‘u arritur.
Tingëllojnë shumë ironike arsyetimet që shtrohen nga avokatët e porositur se këto ndryshime kushtetuese janë bërë për ligjin e zgjedhjeve sipas modelit spanjoll, ndërsa për mocionin e Kryeministrit sipas modelit gjerman, kurse për Presidentin, sipas modelit të disa shteteve perëndimore e me përvojë të kultivuar demokratike. Tingëllojnë të tilla se këto modele që përpiqen të jepen si referenca për të bindur publikun, "harrojnë" krejt rastësisht se në këto vende bëhen referendume aq shumë dhe për çështje aq të "vogla" sipas standardit tonë të demokracisë, sa ky që shtrohet sot si kërkesë do të sillte një tronditje në sistemin e vlerave të këtyre shteteve po të vihej në diskutim. Ndërsa mundohen të na e servirin si një zgjidhje optimale vendimin e marrë nën trysninë e diktaturës demokratike, duke guxuar të japin edhe argumente, se deputetët, si të zgjedhur të popullit, shprehin vullnetin dhe interesat e tij që nuk duhen vënë në dyshim. Vullnetin dhe interesat për probleme që populli i ka shprehur me votën e tij, nuk mund t‘ia vjedhin deputetët me integritet të dyshimtë, prandaj referendumi është e vetmja rrugë legjitime për të parë drejtësinë dhe saktësinë e këtyre vendimeve. Por atij i druhen të gjithë ata që nuk kanë guximin politik dhe moral për t‘u ballafaquar me sovranin, i druhen ata që e dinë fare mirë rezultatin, ata që e dinë se ku do të shkonte pas kësaj pesha e mbështetjes së vërtetë e mbështetjes elektorale. Në këtë optikë, do bëhet apo jo referendumi, moralisht ai është i fituar nga iniciuesit për mbajtjen e tij dhe një kartë politike shumë e fortë për zgjedhjet e ardhshme. Merita u takon atyre që, me sa duket, nuk vuajnë nga kompleksi i provës dhe i testimit publik.