Zjarr ne nje pallat ne Vlore

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët në lagjen “Lef Sallata” por fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në njerëz. Ka qënë një bombël gazi e vendosur në ballkonin e banesës e cila ka shkaktuar edhe zjarrin, i cili më pas është përhapur në të gjithë shtëpinë. Familjarët kanë dalë menjëherë nga banesa duke lajmëruar dhe zjarrëfikësen e cila fillimisht ka lokalizuar zjarrin në ballkonin e banesës. Sipas shefit të zjarrfikëses Luan Kapaj, fatmirësisht është bërë e mundur nxjerrja e bombulës së zjarrit në kohë, pasi nëse do të shpërthente rrezikoheshin edhe banesa të tjera. Flakët kanë shkaktuar panik edhe te banorët e tjerë të pallatit ku ra zjarri.