E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush na qeveris?

"Kur flas për politikën, kam ndërmënd diçka më të gjerë se "qeveria e ditës"- grupi i njerëzve në pushtet, në çfarëdolloj shoqërie, në një çast të caktuar. Në fakt, unë kam ndërmenddiçka më të gjerë se dhe vetë shteti", (David Miller / Filozofia politike). Këtej të lindin edhe pyetje: Në ç'hapësira qeveris Qeveria me institucionet e saj? I zgjidh dot problemetpa bashkëveprim me të tjerë? Ka qeverisje të "mirë" dhe të "keqe"….

Qeveris Qeveria? Po, por teorikisht, në hapësira e në kufijkushtetues. Dhe, kur lëviz nëkufij e në këto hapësira, atëhere, edhe veprimtaritë e saj, janë të ligjshme e funksionale edhe problemet e kundërshtitë, marrin rrugën e zgjidhjes e, shoqëria,lëviz përpara. Kjo është teoria, po praktika? Vemprimtaria e Qeverisë, edhe në këto vite, që përfaqëson njërin nga katër pushtetet, në segmente të veçanta, priret të kapë edhe hapësirat einstitucioneve, që janë jashtëfunksioneve të saj kushtetuese. Mirëpo, një prirje e tillë, kur gjen shtigje, veprimet bëhen të rrezikshme dhe me pasoja negative . Si rrjedhim, edhe Qeveria nuk kryen detyrën e saj funksionale, edhe institucionii "pushtuar" paralizohet, edhe problemet e kundërshtitë, nuk gjejnë rrugën e zgjidhes. Forca politike, që mori pushtetin ekzekutiv pas 2005-ës, premtoi luftën me tolerancë zero kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po a e ka justifikuar Qeveria këtë besim të qytetarëve të saj? Ç'thonë faktet?

Vetëgjyqësia është një ndër shkaqet, madje kryesori, përmes të cilit, gjen shtigje edhe korrupsioni, edhe krimi i organizuar e ai ordiner. Shtrohet pyetja: si e sa vepron pushteti ekzekutiv në hapësirat e tij kundër kësaj dukurie? Gërdeci, p.sh., është tregues i qartë edhe i "grykësisë" sëindividëve të veçantë, të veshur me pushtet, edhe imosfuksionimit të istitucioneve të pushtetit ekzekutiv. Them i "grykësisë" se, individëme prirje të theksuara egocentriste, e të një individualizmi ekstrem, duke lënë në "hije" qytetarin, përvetësuan këtë pasuri të ligjshme të tij. Po kush uahapi "dyert"? Antiligji,vetgjyqësia. Kjo se, demontimi i armatimit kërkon, veç të tjerash, zbatim rigorozrregullash, ligjesh, vendimesh….pa të cilat, pasojat e padëshirueshme, janë të paevitueshme, siç ndodhën realisht. Kështu, fenomeni Gërdec, qe tregues i qartë i mosfunksionimit të ekzekutivit, që toleranca krimit i "lëshoi" aq "perin", saqë u këput. Kjo se, ndërsa rregullorja kërkonte, p.sh., që fabrika, apo punishja ku bëhet demontim armësh, duhet të jetë sa më larg qendrave të banimit, babëzia, i shpuri në Gërdec; ata që punojnë në demontim (pamohuar veprimtaritë e tjera) duhet të jenë të siguruar,makutëria preferoi punën e zezë; në punë, sidomos këtu, nuk duhet të punonin fëmijë e të moshuar, etja për të "fryrë" xhepat, bëritë sajën … Pra, u shkelën ligje, rregullore, vendime dhe, për çudi, asnjë pushtetari s'i hyri gjemb në këmbë. Ndaj, kur qytetarët nuk janë të barabartë para ligjit, atëherë, i hapenshtigje mafies, për të "kapur" hapësirat e ligjit, despotizmit e tiranisë, për t'i zënë frymën lirisë të së drejtës. Në këtë vështrim, është domosdoshmëri të çrrënjosim mentalitetin:

2. Nuk qeveris dot e vetme Qeveria, por shteti me të gjitha institucionet e tij.

E them këtë se, praktika politike në segmente të veçanta të saj, te qytetarë të paformuar, ka ngulitur në vetëdijë mentalitetin se, qeverisja është vetëm funksion i ekzekutivit. Nuk janë tregues të kësaj praktike të keqe prirjet e institucionit të kryeministrit për të kryer edhe funksionet e prokurorit, edhe të hetuesit….? Nuk po e tregojnë ndërhyrjet e minstrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Brenshëm ndaj prokurorisë? Nuk po e tregon praktika e lidhjes së kordinuar midis rrugës Durrës- Kukës, "fenomenit" Gërdec dhe mafiozit Fazliç? Nuk po e bëjnë praktikë, këtë politikë që bie erë despotizëm, organet tatimore që vënë gjoba politike, e u lënë hapësira aktiviteteve të paligjshme, e deri në pastrim parash? Nuk…..?! Këto, e dukuri të tjera të këtyre natyrave, janë tregues i një demokracie ende të pa pjekur, e i shtigjevetë pa "thurura" mirë, nga ku mund të depërtojnë shumë të këqijatë natyrave diktatoriale e neo.. e deri të atyre fisnore e mesjetare.

"Qeverisja e mirë te pushtetet e institucionet, shtron kërkesën edhe të veprimevespecifike e të pavarura, edhetë veprimeve të përbashkëta e harmonike. Kjo se, koha ka ndyshuar:"…nemendojmë, këshillon Milleri, më tepër për institucionet e qeverisjes së mirë…" (Po aty. F.16). Dhe, kur është vepruar kështu, kur është synuar forcimi i institucioneve, edhekonsensuset janë arritur, edhe reformat kanë ecur, edhe vendi është ngjitur në spiralen progresive. Se vepruan në harmoni pushtetet, ndaj u bënë të mundshme shndërrimetcilësore në politikë, ekonomi, arsim, kulturë, shkencë e në fusha të tjera të veprimtarisë. Se u arrit konsensus mes pozitës e opozitës, se bashkëveprojnë pushtetet, ndaj po merr udhë reforma zgjedhore, pavarësisht se, ndonjë partize, apo ndonjë lideri egocentrik, nuk i vjen për shtat. Në të kundërtën, kur në emër të pavarësisë e të "ligjit", njëri pushtet mendon se mund të qeverisë i vetëm, atëherë, ose i hapet hapësirë despotizmit, ose anarkisë. Dhe, ligjësia që vepron në natyrë - boshllëk nuk ka - vepron edhe në shoqëri. Kur nuk funksionon shteti ligjor, hapësirën e zë antiligji, në të cilin gjejnë liri veprimi despotizmi, nepotizmi, informaliteti…Dukuritë negative që vërehen, gjejnë hapësirë veprimi në një qeverisje të keqe, kur pushtetet monopolizohen në pak duar apo, akoma më keq, te një njeri i vetëm. Ndaj, largimi i kësaj qeverisjeje, nuk bëhet me fjalë e me bojkote, por dukeforcuar institucionet e pushtetet, që secili të veprojë në hapësirat e veta, e të gjithë sëbashku nën "ombrellën" e ligjit. Kur veprohet kështu , atëherë, s'ka vend për antiligj e shfaqje negative dhe, qytetari, bëhet më i ditur e më i kamur. A është i tillë qytetari ynë? Gjakmarrja, p.sh., e ardhur nga thellsitë e shekujve, gjen hapësirë veprimi edhe në shekullin XXI, e, në segmente të veçantë të shoqërisë sonë. Për çrrënjosjen e saj, kërkohet që, pushteti legjislativ, të nxjerrë ligje "të forta", izolim, deri në fund të jetës, për atë që i pret jetën në mes tjetrit. Por nuk mjafton vetëm fuksioni i legjislativit, në rast se gjygjësori, ekzekutivi e media, nuk veprojnë në një kahje. E them ketë se, ka patur raste që, i dënuari, duke përfituar nga amnistitë, është liruar para kohe. Gjakmarrja është problem shqetësues i shoqërisë sonë, ndaj, plagët e saj, nuk mbyllen vetëm me disa veprimtarë. Sot, mendoj, duhet të alarmohet shoqëria, që kjo" plagë" e hapur shoqërore, ka mbyllur brenda katër mureve fëmijë, që po kthehen në analfabetë. Ekzekutivi, në këtë rast, nuk e kryen detyrën ndaj femijëve që nuk shkollohen, ndërkohe që, kryeministri, flet për epokën e internetit; gjygjësori nuk vepron kur sheh se shkelet ligji; media servile, në vend që të kritikojë ashpër këtë dukuri negative, i thur ditirambe qeverisë për arritjet "cilësore", që ka arritur arsimi ynë. Një shoqëri e vërtetë demokratike, nuk interesohet vetëm për arsimimin e shumicës, por edhe të pakicës. Dhe, kjo pakicë, tek ne, nuk është pak, por disa qindra e mijëra, pa folur këtu për "blerje" dëftesah, diplomash, e deri doktoratash.

Dukuritë negative, sidomos këto të fundit, nuk çrrënjosen me përplasje instuticionesh, me veprime despotike e agresive, por me urtësi, me veprime funksionale, e me bashkëveprime të harmonishme.

Në periudha tranzicioni, ku demokracia është e brishtë, forcimi i institucioneve me "mburoja" ligjore e kushtetuese, është detyrë e dorës së parë, jo vetëm e klasës politike, por edhe e qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›