E Diel, 1 Nëntor 2026

Po i shërbejmë mbrojtjes kolektive, duke rritur sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë

16-05-2013 / Nga Arben Imami

Ju falenderoj që më dhatë mundësinë të ndaj me ju një nga eksperiencat më domethënëse për Forcat e Armatosura shqiptare: procesin e demilitarizimit.
Sikurse ju e dini, Forcat e Armatosura Shqiptare për shkak të Luftës së Ftohtë kishte trashëguar një strukturë që kishte tejkaluar kapacitetet e saj dhe misionin. Numri i njësive të pronave, armëve, pajisjeve dhe fuqisë punëtore që i përkasin FASH jo vetëm që ishte krejtësisht i paefektshëm, por përkundrazi ishte i dëmshëm për ndërtimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura. Për këtë arsye sidomos pas partneritetit në NATO, Forcave tona të Armatosura u nevojitej një transformim komplet tjetër për t’iu përshtatur aleancës, të trajnuar dhe të pajisur mirë, si dhe Forca të dislokueshme dhe ndërvepruese.
Transformimi i Forcave të Armatosura shqiptare përfshiu dy dimensione njëherazi: duke shpëtuar nga trashëgimia paranojake e të shkuarës dhe duke vështruar përpara drejt së ardhmes.
Nuk do të flas sot për të gjithë procesin e transformimit megjithëse do të përmend shkurtimisht disa nga arritjet kryesore siç janë: struktura e re e Forcave të Armatosura në një linjë me NATO si një strategji dhe koncept i ri, SDR përgatiti dhe aprovoi për herë të parë pas një partneriteti përfundimin e planit integrues për në fund të këtij viti.
Sot do të përqendrohem më tepër në gjënë më të rëndësishme, esenciale dhe më të mundimshme: shkatërrimi dhe evakuimin e grumbullimit të municioneve të tepërta, eksplozivëve, armëve, armatimeve të mëdha dhe kimikateve të rrezikshme.
E konsideroj këtë si një nga proceset e para më të rëndësishme dhe kryesor sepse municionet e vjetëruara ishin një rrezik për sigurinë dhe stabilitetin, jo vetëm për shtetin tonë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.
Menjëherë pas marrjes së detyrës sime si ministër i Mbrojtjes në vitin 2009, objektivi i parë dhe i panegociueshëm ishte shkatërrimi i 100 mijë tonëve municione të tepërta dhe si një urdhër duke qenë ministër i Mbrojtjes dhe pjesëtar i Kabinetit qeverisës që Shqipëria si një shtet anëtar I NATO-s duhet të ofronte siguri për rajonin. Nuk duhet të kishte vend për aksidente, humbje jetësh apo turbullira të çfarëdo lloji për stabilitetin.
Në termat e veta procesi i demilitarizimit u bë një domosdoshmëri për qeverinë shqiptare, vullneti politik dhe qëllimi ishin të shumta për të siguruar mbështetje për ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura. Përveç kësaj ishte shumë e qartë për mua si ministër që Forcat e Armatosura duhet të ishin të lira nga e kaluara e errët për të qenë të aftë në përqendrimin e planit strategjik, trajnimeve dhe ushtrimeve për të plotësuar misionin e tyre.
Në këtë frymë, ne jemi përqendruar në kuadrin e Planit të Veprimit për demilitarizimin shumëvjeçarë dhe objektivat e këtij plani të ngritur, si: • Klasifikimi i municioneve sipas rrezikshmërisë së tyre, • Shkatërrimi dhe evakuimi i municioneve, fillimisht më të vjetra dhe të kalbura, • Boshatisja e depove në afërsi të zonave të banuara, • Përqendrimi i municioneve të mbetura në gjendje të mirë, në depo, • Siguria që shpërthimet të kryheshin në vende të hapura dhe të izoluara nga zonat e banuara, • Siguria për standardet e larta, • Mbrojtja e ambientit, • Sigurimi i një transparence të plotë ndaj opinionit publik.
Këto hapa të para me vështirësi treguan që mund të zbatoheshin e kjo për shkak të sasisë së pafundme të municioneve, vendndodhjes së depove, mungesës së saktësisë së të dhënave dhe municioneve të pa paketuara me origjinën e tyre të prodhimit etj.
Përveç kësaj, detyra dhe tejkalimi i pengesave burokratike e ngurrimi për të vepruar nga elementët domethënës e stafit dëshmoi se nuk ishte një detyrë e lehtë.
Duke kuptuar rëndësinë e këtij procesi ne ngritëm një bord drejtues, i kryesuar nga Zëvendësministri me autoritet të plotë administrativ, që të merrej vetëm me procesin e demilitarizimit për të zbatuar Planin e Veprimit shumëvjeçarë.
Të tre fabrikat e demontimit u përshtatën sipas standardeve për të kryer demilitarizimin industrial të disa elementëve mbështetëse dhe trupave inxhinierike me një personel rreth 800 punonjësish të përfshirë në këtë proces të suksesshëm.
Pas Planit veprues të demilitarizimit ishim gati sëbashku me organet  administrative për masat e tjera, procesi ka filluar të japë rezultatet e veta të para: - Deri në shtator të vitit 2009 kemi demilitarizuar 2 300 ton, në fund të vitit sasia e municioneve të demilitarizuar ishte 6 500 ton, dhe në 2010, arriti 20 600 ton. Nuk dua të hy në detaje me shifra pasi ato do të shihen në prezantimin që do të bëjmë në vijim. Ne kemi përparuar jashtëzakonisht shkatërrimin e municioneve të tepërta dhe të rrezikshme, të vendosur  për mbrojtjen e sigurinë, duke këmbëngulur dhe insistuar për një ndryshim radikal në kulturën e sigurisë brenda komunitetit të mbrojtjes për procesin e demilitarizimit. Ne gjithashtu kemi prezantuar dhe miratuar standarde të rrepta të sigurisë në të gjithë organizatat tona ushtarake dhe brenda fabrikave tona të demontimit.
Marr shkas nga ky takim për të shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjitha organizatat, aleatët dhe partnerët që kanë kontribuar në këtë proces si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Austria, Zvicra, Belgjika, Hungaria, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Estonia, Gjermania, Greqia, Italia, Hollanda, Irlanda, Norvegjia, Suedia, Turqia, Bashkimi Europian dhe OSBE. Mbështetja e fortë e dhënë nga NATO ( Agjencia për Mbështetjen ), Fondi Ndërkombëtar i Mirëbesimit, Zyra për Reduktimin dhe Pakësimin e Armëve dhe Agjencia e Reduktimit në SHBA, ishin gjithashtu të dobishëm për suksesin tonë të vazhdueshëm.
Jam shumë i lumtur t’ju informoj se përpjekjet tona kanë dhënë rezultate dhe se tashmë kemi një siguri shembullore me përmbushjen e këtij misioni shumë të rrezikshëm. Ne vazhdojmë me këmbëngulje të lartë për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Megjithatë, ngarkesën kryesore e ka Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, pasi 83% e kostos së demontimit është i mbuluar nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, dhe vetëm 17% nëpërmjet donatorëve. Burime të tjera të cilat ndihmuan në financimin e projektit të demilitarizimit të municioneve janë të ardhurat nga shitja e pajisjeve të tepërta, shitja e lëndëve plasëse për përdorim civil dhe skrape që mbulohen nga procesi i demontimit. Pra, edhe pse kemi hasur vështirësi në kohërat e krizës dhe shkurtimet buxhetore, procesi i demontimit nuk ka humbur ritmin e saj. Tashmë ne jemi pothuajse në fund të këtij procesi, ku gjatë katër viteve të fundit ne kemi shkatërruar rreth 86 mijë ton municione të rrezikshme.
Por këtu unë do doja të theksoja faktin se, shkatërrimi i municioneve ka qenë vetëm një pjesë e pastrimit të shtëpisë, sëbashku me ato, kemi shkatërruar më shumë se 7 500 tanke dhe pjesë artilerie, 41 anije, 55 avionë, të cilat ishin si një barrë për FASH, pasi ato nuk mund as ti përdornim edhe nëqoftëse do të riparoheshin. Kostot në inventaret tona ishin shumë më të larta sesa shkatërrimi i tyre. Duke bërë të gjitha këto, sot, jemi krenar se ne kemi eliminuar një rrezik të dukshëm për vendin tonë,  si dhe për faktin se procesi i demilitarizimit është kryer me maksimumin e sigurisë dhe profesionalizmit të tillë ku jeta, nuk ka qenë e kërcënuar.
Ne jemi krenarë që tashmë kemi personelin më me përvojë, në demilitarizimin industrial dhe shpërthimin e hapur, krenar sepse reduktuam me 30-40% personelin e FASH që shërbejnë si roje, pasi tani, mund të përqendrohen në prioritetet e tyre kryesore dhe synimet kuptimplote. Ne jemi krenar se Forcat e Armatosura Shqiptare janë tani në kërkim drejt të ardhmes së përbashkët që ndajmë me Aleancën dhe nga ana jonë, jemi të gatshëm të ndajmë përvojën dhe kontributin tonë në interes të vendeve aleate në NATO, si dhe vendeve partnere. Ne i kemi të gjitha mundësitë e përdorimit si dhe lehtësitë e personelit tonë si një aftësi NICHE, objektet tona industriale të demilitarizimit mund të shërbejnë si një qendër e përsosmërisë së NATO-s, pasi ata janë më modernë dhe më të avancuar teknologjikisht në rajon.
Shqipëria është e përgatitur për të konsideruar dhe  ofruar mundësinë e aftësitë tona të vendosura në vendet e rajonit dhe më gjerë, të cilat kanë probleme të ngjashme. Unë mund të theksoj dhe ju siguroj se metodat tona mbi demilitarizimin bënë të mundur një proces të sigurt, me kosto të ulëta dhe mbrojtje ndaj mjedisit.
Duke dhënë një kontribut të tillë, ne i shërbejmë sigurisë tonë të përbashkët dhe parimeve të mbrojtjes kolektive, duke rritur sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Fjala e ministrit te Mbrojtjes gjatë prezantimit në selinë e NATO-s të arritjeve në procesin e demontimit

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›