E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtet e pranimit në programe të ndryshme të studimit



Jonida Tashi

Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të parë, apo program të integruar të studimit të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore, të zotërojë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të, ose të zotërojë një diplomë të lëshuar nga një institucion i Arsimit të Lartë. Institucionet publike të Arsimit të Lartë mund të përcaktojnë, në përputhje me aktet ligjore në fuqi, edhe kritere të veçanta pranimi për kandidatët që kanë mbaruar Maturën Shtetërore, të cilat i bëjnë publike të paktën një vit para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Ndërsa për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të parë, ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të. Institucionet publike të Arsimit të Lartë përcaktojnë në rregulloret mësimore përkatëse kritere specifike për pranimin e studentëve në çdo program studimi të ciklit të dytë, që lidhen me drejtimin e formimit të tyre në ciklin e parë dhe kualitetin e përgatitjes individuale të studentëve, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Këto kritere specifike bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.
Doktoratura
Për t’u pranuar në një program studimi të doktoratës, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë, apo diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, ekuivalente me to. Institucionet publike të Arsimit të Lartë përcaktojnë kritere specifike të pranimit në programet e doktoratës, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Këto kritere bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Për t’u pranuar në një program studimi specializimi afatgjatë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë, apo diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, ekuivalente me to, dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv. Institucionet publike të Arsimit të Lartë përcaktojnë kritere specifike të pranimit në këto programe studimi, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.
Master
Për t’u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Parë” (MNP), kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të parë, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Ndërsa për t’u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Dytë” (MND), kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të dytë apo program të integruar të studimi të ciklit të dytë, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Për t’u pranuar në një program studimi jo universitar, të natyrës profesionale, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore ose të zotërojë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike të paktën një vit para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Ekuivalentimi i titujve të studimit të fituar jashtë vendit me qëllim pranimin në programet e ndryshme të studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, bëhet nga Institucionet e Arsimit të Lartë, duke respektuar aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Kreditet për diplomat e studimit
Për të fituar një Diplomë të Nivelit të Parë (DNP) studenti duhet të ketë grumbulluar 180 kredite
Për të fituar një Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) studenti duhet të ketë grumbulluar 120 kredite
Për të fituar një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND) studenti duhet të ketë grumbulluar së paku 300 kredite
Për të fituar një Diplomë të Masterit të Nivelit të Parë (MNP) studenti duhet të ketë grumbulluar 60 kredite
Për të fituar një Diplomë të Masterit të Nivelit të Dytë (MND) studenti duhet të ketë grumbulluar të paktën 60 kredite
Për të fituar një diplomë të një programi studimi jo universitar, studenti duhet të ketë grumbulluar 120 kredite
Për të fituar një certifikatë në përfundim të një programi studimi të formimit të vazhduar, studenti duhet të ketë grumbulluar numrin e nevojshëm të krediteve, të përcaktuar nga institucioni respektiv i arsimit të lartë për atë program studimi

Fakulteti i Ekonomisë
Administrim publik
Administrim biznesi
Kontabilitet
Financë
Studime ekonomike
Financat e ndërmarrjes

Diplomë të Nivelit të Dytë lëshojnë fakultetet e mëposhtme:
Fakulteti i Shkencave Sociale
Emërtimi i diplomës Departamenti
Psikolog shkollor/organizacional Pedagogji-Psikologji
Psikolog klinik i zhvillimit dhe i Pedagogji-Psikologji
marrëdhënieve
Filozofi sociale Filozofi, Sociologji, Shkenca politike
Sociologji e zhvillimeve shoqërore Fil.,Soc.,Shk.politike
Teoritë politike Fil.,Soc.,Shk.politike
Praktikat e punës sociale në komunitet Punë sociale
Praktikat ndërpersonale në punë sociale Punë sociale
Përkatësi gjinore dhe zhvillim Punë sociale

Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Emërtimi i diplomës Departamenti
Biologji molekulare Biologjisë
Biologji mjedisore Biologjisë
Analiza kimike dhe vetitë e lëndës Kimisë
Shkencat dhe teknologjitë ushqimore Kimisë industriale
Kimi industriale e mjedisore Kimisë industriale
Inxhinieri e proceseve kimike Kimisë industriale
Fizikë Fizikës
Inxhinieri matematike dhe informatike Matematikës
Matematikë Matematikës
Informatikë Informatikës
Bioteknologji molekulare Bioteknologjisë
dhe industriale

Fakulteti i Infermierisë
Propozim për ekuivalentimin e diplomës 3.5-vjeçare të integruar në diplomën e nivelit të dytë
Propozim për hapje dhe organizim të programit diplomë të nivelit të dytë

Fakulteti i Histori-Filologjisë
Drejtimi Departamenti
Diplomë e nivelit të dytë në gjeografi Gjeografisë
Studime letrare Letërsisë
Gjuhësi Gjuhësisë
Histori Historisë
Arkeologji Historisë
Trashëgimi kulturore Historisë
Marrëdhënie publike Gazetarisë
Gazetari europiane dhe ndërkombëtare Gazetarisë
Komunikimi ndërkulturor Gazetarisë
Drejtimi dhe menaxhimi i mediave Gazetarisë

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Drejtimi Departamenti
Përkthim letrar dhe interpretim Gjuhës angleze
Përkthim letrar dhe interpretim Gjuhës frënge
Përkthim letrar dhe interpretim Gjuhës italiane
Përkthim letrar dhe interpretim Gjuhës gjermane
Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e artistik Gjuhës angleze
Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e artistik Gjuhës frënge
Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e artistik Gjuhës italiane
Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e artistik Gjuhës gjermane

Master të Nivelit të Parë lëshojnë fakultetet e mëposhtme:

Fakulteti i Shkencave Sociale
Drejtimi Departamenti
Orientim profesional Pedagogji-Psikologjisë
Këshillim psikologjik Pedagogji-Psikologjisë
Mësuesi Pedagogji-Psikologjisë
Drejtim dhe administrim arsimi Pedagogji-Psikologjisë
Sociologji edukimi Fil.,Soc.,Shk.politike
Analiza sociologjike e dukurive Fil.,Soc.,Shk.politike
shoqëore
Qeverisja dhe politikat publike Fil.,Soc.,Shk.politike
Filozofi praktike dhe humane Fil.,Soc.,Shk.politike
Punë sociale Punës sociale
Analist i politikës sociale Punës sociale

Fakulteti i Shkencave Natyrore
Drejtimi Departamenti
Mësues biologjie Biologjisë
Mësues kimie Kimisë
Mësues fizike Fizikës
Mësues matematike Matematikës
Specialist në teknologji Informatikës
informacioni

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Drejtimi Departamenti
Mësuesi Gjuhës angleze
Mësuesi Gjuhës italiane
Mësuesi Gjuhës gjermane
Mësuesi Gjuhës frënge

Fakulteti i Infermierisë
Laborator
Mami
Infermier i përgjithshëm

Fakulteti i Histori-Filologjisë
Drejtimi Departamenti
Mësuesi Gjeografisë
Turizëm Gjeografisë
Politikat mjedisore dhe Gjeografisë
menaxhimi i mjedisit
Rregullim territori dhe Gjeografisë
vlerësim resursesh
Social ekonomik Gjeografisë
Gjeomorfologji Gjeografisë
Regjional-Politik Gjeografisë
Redaktori Gjuhës
Mësuesi Gjuhës
Arkivistikë Historisë
Mësuesi Historisë

Master të Nivelit të Dytë lëshojnë fakultetet e mëposhtme:

Fakulteti i Shkencave Sociale
Drejtimi Departamenti
Kërkime dhe Edukim Pedagogji-Psikologjisë
Kërkim psikologjik klinik Pedagogji-Psikologjisë
Kërkim shkencor në punë sociale Fil.,Soc.,Shk.politike

Fakulteti i Infermierisë
Drejtimi
Laborator
Mami
Infermier i përgjithshëm

Fakulteti i Histori-Filologjisë
Drejtimi Departamenti
Gjeografi fizike dhe mjedisore Gjeografisë
Gjeografi humane dhe Gjeografisë
rregullim territori
Studime letrare Letërsisë
Shkencë e bibliotekave Letërsisë
Gjuhësi Gjuhës
Histori Historisë
Arkeologji Historisë
Trashëgimi kulturore Historisë
Marrëdhënie ndërkombëtare Historisë

Fakulteti i Drejtësisë
Drejtimi civil
Drejtimi penal
Drejtimi publik
Dy mastera të rinj

Shkolla e Studimeve Europiane
Drejtimi
Legjislacioni dhe studimet europiane
Politika dhe qeverisja në Europë
Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të BE-së

Fakulteti i Ekonomisë
Administrim publik
Administrim biznesi
Kontabilitet
Financë
Studime ekonomike
Financat e ndërmarrjes

29 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›