Kushtet higjieno-sanitare në pavijonin e pediatrisë, burim epidemie për fëmijët
Kushtet hijeno-sanitare në pavijonin e pediatrisë në Qendrës Spitalore Universitare, Nënë Tereza, të kryeqytetit, janë në kushte të mjerueshme. Pa kryer analiza baktrogjene, kjo konstatohet lehtësisht nga çdo qytetarë, sepse mbeturinat dhe mbetjet e ndërtimit janë të shtrira jo vetëm në ambientet e jashtme të këtij pavijoni, por edhe në ambientet e brendshme.
Kjo situatë është krijuar për vetë faktin se në këtë pavijon posaçërisht për pacientët fëmijë, po kryhen punime për rikonstruksionin e tij. Ndërkaq, punëtorët ndërtimorë, punojnë ngjitur me dhomat ku janë shtruar pacientët, duke shkaktuar kështu ndotjen e ambienteve spitalore. Kjo ndotje që i kalon disa herë standardet e lejuara, ndikon në drejtpërsëdrejti në shëndetin e brishte të pacientëve fëmijë. Kështu, të rrezikuar nga kushtet e rënda hijeno-sanitare, nuk janë vetëm fëmijët por edhe prindërit e tyre që u qëndrojnë pranë.