E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pangalos: Të dëbojmë simbolikisht disa emigrantë të paligjshëm

Nga Albert Zholi, Shpëtim Zinxhirija
Në një intervistë për gazetën Elefterotipia, ish ministri i jashtëm i Greqisë, sot deputet i partisë Pasok-ut z. Teodoros Pangalos ( arvanitas) me të drejtë është hedhur në mbrojtje të emigrantëve. Nuk është hera e pare që Pangallos trajton këtë problem dhe hidhet në mbrojtje, në një kohë kur emigracioni në Greqi po ndeshet përball padrejtësive nga qeveria aktuale, si dhe presioneve të partisë Ulranacionaliste LAOS. Partia LAOS, përbëhet nga deputete që janë kryetarë të partive të vogla fashiste dhe naziste, që bën të mundur futjen për të parën here në parlamentin vendas . Për këtë parti kryeministri Karamanli, jo pak here ka shprehur qëndrimin e tij të kundërt, propozimit për bashkëpunim nga kryetari i saj Jorgo Karaxhaferri, që disponon kundra emigrantëve një gazete dhe një kanal televiziv (Tele Asti). Edhe para një javë, përsëri Karamanlis i mbyll derën kësaj partie, ku pak më pare ambasadori ynë pat bërë takimin e dytë. Futja e kësaj partie në parlamentin vendas erdhi si rezultat i premtimeve karton të kuq emigrantëve .  Për këtë parti me pikpamje fashiste, emigranti është burimi i gjithë të këqijave ( fajtor) ku për çdo gjë ende pa u zbardhur krimi autor është emigranti, duke nënkuptuar shqiptarin me propagandën: Grek nuk do bëhesh kurrë, shqiptar-shqiptar... Minarolli takim me kryetarin e partisë ultranacionaliste ekstremiste, Jorgo Karaxhaferri.
E pa kuptueshme për emigrantët kanë qenë edhe dy takimet e ambasadorit z. Vili Minarolli me kreun e kësaj partie ekstreme Jorgo Karaxhaferri, ku ka patur edhe reagime jo vetëm nga emigrantët, por edhe nga shtypi shqiptar në Greqi. Një kritikë të forte ka patur nga gazeta Iliria news... Dihet që deri më sot Greqia është i vetmi vend që nuk ka një status të veçantë për emigrantët, si dhe vendi që nuk u lë shtigje për të ecur përpara. Në një kohë kur Shqipëria po ecën përpara për liberalizmin e vizave, Greqia vazhdon të mbajë akoma emigrantët njëlloj si të burgosur, duke u dhënë liri-dalje vetëm për rast festash.
Emigrantët rrezik kombëtar për Greqinë
Politika i sheh emigrantët si rrezik kombëtar për Greqinë, por sipas ish-ministrit të Punës, Papajoani, Greqia nuk ka një politikë emigracioni. Emigrantëve iu është ndaluar me Kushtetutë të punojnë në vendet e punës shtetërore, si fëmijëve të tyre iu është ndaluar që të studiojnë në shkolla si ushtarakë etj. Janë këto ligje të shtetit demokratik që u ndalojnë emigrantëve të votojnë për bashkinë ku jetojnë. Nuk është e rastit që në qeverinë e Karamanlisit janë vendosur ministra dhe zëvendësministra, të cilët para se të merrnin këtë detyrë kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë kundër emigrantëve, si ministri i Punës Panajotopulos, zv/ministrat Andreoulakos, Jakumatos etj. Është zv/ministri i Brendshëm, Apostolos Andreulakos, i cili kishte kërkuar që në ishullin më të largët të Greqisë të grumbulloheshin të gjithë emigrantët e paligjshëm në një kohë kur dihej që përqindja më e madhe ishin ilegalë. Mbrapa nuk mbeti edhe zv/ministri i Punës, Jakumato, i cili është shprehur se do të përdorja edhe armët e zjarrit për të mbrojtur familjen time nga shqiptarët. Zv/ministri i Tregtisë, Salagudhi, është shprehur se me ligj duhet që tu ndalohet të huajve që të mbajnë flamurin grek. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur dhe deputetët Kiltidhis, Kamenos, Mikaloliakos, Psomiadhis etj. Lidhur me emigracionin, qeveria e sotme Demokracia e Re, mban sot një qëndrim pothuajse të kundërt duke i parë emigrantët si një rrezikshmëri kombëtare.
Pangallos, për emigrantët e paligjshëm janë dy rrugë
Në intervistë Pangallos ka theksuar se: Ka emigrantë ku kanë kaluar kufijtë tonë ligjërisht. E gjithë kjo kërkon urgjent legalizimin për qëndrimin e tyre me qëllim të efikasitetit, për ata që dëshirojnë  të marrin shtetësinë. Më shumë se 300,000 emigrantë do të bëhen qytetarë grek dhe do të ketë përparësi të shumta. Më pas zoti Pangallos është shprehur se, Për emigrantët e paligjshëm ke dy rrugë: ose bën Greqinë vend mikpritëse të emigrantëve të paligjshëm, ose një rrezik për tu ndeshur 5-10 milionë, gjë që do te jetë zor për ta ndalur. Pyetjes lidhur me dëbimin e tyre, ish ministri i Jashtëm i Greqisë ka theksuar se: Nuk ekziston  metodë tjetër për ti shtyrë për tu kthyer në vendin e tyre. Mirëmbajtja dhe administrimi i këtij fenomeni ndryshon të gjitha aspektet e shoqërisë. Po barazohen pagat me emigrantë të paligjshëm, duke bredhur sa andej e këndej, nga ana kulturore formojnë një barrë, ku fillon të kalojë në tregtinë e drogës. Për këtë duhet nuk duhet të ketë një kthim masiv, por simbolike, për të ndalur rrymën.
Politika e emigracionit, një politikë pa perspektivë
Kjo gjë u theksua në një konferencë ndërkombëtare pak muaj më parë, organizuar nga Instituti Grek për Politikën e Emigracionit, në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar Migration Policy Institute ( MPI). Në këtë konferencë pati shumë kritika të ashpra nga vetë drejtori i Institutit grek për politikën e Emigracionit në Greqi, u. Aleksandër Zavos, ku në veçanti ai theksoi se: Ka patur vonesa të mëdha dhe për shumë kohë u kufizuar me një kuadër shumë të rreptë, me një logjikë policore, me zgjidhje të çastit dhe pa asnjë perespektivë afatgjatë. Çështja e emigrantëve, do të duhet të ndërlidhet me politikën zhvilluese dhe me ringjalljen e sistemit të sigurimeve shoqërore, pasi shumica e emigrantëve ka shprehur dëshirën që të qëndrojnë dhe të integrohet në jetën social-ekonomik të Greqisë. Emigrantët përfaqësojnë 10% të popullsisë së Greqisë, nga ku 55% e numrit të përgjithshëm të emigrantëve janë shtetas shqiptarë, ndërkohë që 83% e tyre kanë ardhur nga vendet ish-komuniste të Europës Lindore ( përfshi këtu edhe Shqipërinë). Fati i emigrantëve është në vartësi dhe varet nga politika që ndjek ai vend pritës për emigracionin. Qëllimi dhe strategjia e çdo vendi përballë fatit të emigrantëve janë të ndryshëm, kështu që një pjesë e tyre e shikojnë BE si një kështjellë me dyer të mbyllura, ku emigrantët të jenë në shërbim vetëm për të sjellë të mira materiale, pavarësisht se këto vende kanë një histori dhe eksperiencë të veçantë si vende pritëse.
Last Updated on Wednesday, 08 April 2009 10:51

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›