Kushtetuesja pranon ankimimin e PS-së për kufirin detar me Greqinë
Pezullohet procesi i ratifikimit të Marrëveshjes mes dy vendeve. Socialistët e konsiderojnë Marrëveshjen në shkelje të Kushtetutës
Kërkesa e PS-së
Sipas Partisë Socialiste, Marrëveshja cenon Nenin 3 të Kushtetutës, i cili ka të bëjë me sovranitetin territorial të shtetit. “Ne e paraqitëm këtë kërkesë, ndaj presim që Gjykata Kushtetuese, si institucioni kryesor dhe i vetëm që mund të shprehet mbi kushtetutshmërinë e akteve ligjore dhe e marrëveshjeve ndërkombëtare, të marrë në shqyrtim kërkesën tonë dhe pastaj, çdo hap tjetër, është i mëpasshëm dhe mbetet për t’u vendosur”, - janë shprehur drejtuesit e PS-së pas dorëzimit të kërkesës.
Duke iu referuar debateve të hapura kryesisht nga mediat, drejtuesit e PS-së pretendojnë në kërkesën drejtuar Kushtetueses së kjo marrëveshje mund të sjellë pasoja negative për vendin përsa i përket hapësirës detare të Shqipërisë. “Janë hedhur hije të forta dyshimi përmes argumentimeve me karakter shkencor se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare nga Kuvendi i Shqipërisë do të ketë pasoja negative të pakthyeshme lidhur me hapësirën detare dhe interesa të tjera afatgjata politike dhe ekonomike të Republikës së Shqipërisë. Kompetenca e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën (para ratifikimit të tyre) parashikohet në Nenin 131, germa “b” e Kushtetutës. Ky është një kontroll paraprak që ushtron Gjykata Kushtetuese mbi marrëveshjet ndërkombëtare në mënyrë për të parandaluar që burime të tilla të së drejtës, të cilat janë gjithashtu edhe burime detyrimesh për shtetin shqiptar, të bëhen pjesë e legjislacionit të saj të brendshëm duke qenë në kundërshtim me aktin normativ më të lartë të vendit, me Kushtetutën”, - shkruhet në kërkesën e PS-së. Drejtuesit e opozitës vënë në dukje se kjo marrëveshje karakterizohet nga mangësi të dukshme që cenojnë, sipas tyre, Kushtetutën e Shqipërisë. Sipas socialistëve, në hartimin e kësaj marrëveshjeje nuk janë marrë në konsideratë faktet historike lidhur me kufirin shqiptaro-grek. Gjithashtu Marrëveshja nuk shoqërohet më një hartë në të cilën të përcaktohen qartë vijat e kufirit detar midis dy vendeve. “Moskonsiderimi i fakteve historike lidhur me kufirin shqiptaro-grek. Ky kufi është vendosur dhe është njohur si i tillë nga Fuqitë e Mëdha me Vendimin e Konferencës së Ambasadoreve të Londrës të 10 gushtit 1913, me Protokollin e Firences të dhjetorit 1913, është rikonfirmuar me protokollet e Firences të viteve 1925 dhe 1926, nuk është venë në diskutim në asnjë nga takimet dhe aktet bilaterale të nënshkruara me Greqinë si për kufijtë pas viteve 1985 etj. Mungesa e hartës shoqëruese që përcakton qartë dhe dukshëm vijat e përcaktimit të kufirit dhe të ndarjes së hapësirës detare (delimitimit) ndërmjet palëve nënshkruese. Mungesa e ushtrimit të kujdesit të domosdoshëm nga ana e autoriteteve shqiptare në përcaktimin e koordinatave të delimitimit të hapësirës detare, duke mos shfrytëzuar siç duhet parashikimet në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit (UNCLOS)”, - shkruhet në kërkesën e PS-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Socialistët e konsiderojnë shkelje të ligjeve edhe neglizhencën e qeverisë ndaj reagimit të opinionit publik, ekspertëve të fushave të ndryshme, të cilët pretendojnë për mungesë konsultimi publik, si dhe refuzimin për të shfrytëzuar ekspertizën më të mirë të vendit në përcaktimin e kushteve të kësaj marrëveshjeje me interesa madhore. “Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë vjen në kundërshtim dhe në shkelje të hapur me kufirin detar ekzistues ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, siç është përcaktuar nga të gjitha hartat e kohës që nga viti 1925 deri në ditët e sotme. Kjo marrëveshje nuk mban parasysh shfrytëzimin historik, të vazhdueshëm dhe të pakontestuar nga asnjë prej shteteve palë në këtë marrëveshje, duke përcaktuar një vijë kufitare tjetër nga ajo që historikisht ka ekzistuar në hapësirën detare ndërmjet dy shteteve”, - shkruhet në kërkesën e PS-së.
PS: Marrëveshja i sjell Shqipërisë humbje territoriale prej 2.9 kilometrash
Socialistët, në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke iu referuar vendimeve të mëparshme dhe dispozitave të Marrëveshjes për kufijtë detarë me Greqinë, kanë dalë në konkluzionin se miratimi i kësaj marrëveshjeje i sjell Shqipërisë një humbje territoriale prej 2.9 km. “Në vijën hyrëse detare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë dhe veçanërisht në ngushticën veriore të Korfuzit, nuk është mbajtur parasysh përcaktimi i Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufijve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë (1913, miratuar me Aktin Final të Parisit, 1926), i cili, sipas burimeve arkivore, jep këtë përshkrim: ‘Në vijën ujore, drejtimi zgjatet në drejtim të jugperëndimit normal me Detin Territorial’ që përfytyrohet zgjatja e kësaj vije deri në truallin e Ujdhesës së Korfuzit. Pika e mesme e kësaj vije do të ishte sa gjysma e largësisë midis vijave normale të të dyja vendeve, pra 8 kilometra. Sipas Marrëveshjes së nënshkruar, kjo largësi rezulton me një diferencë prej 3 kilometrash në dëm të tërësisë territoriale të RSH duke cenuar sovranitetin territorial në fillim ngushticën e Korfuzit me një humbje territoriale prej 2.9 kilometrash”, - shkruhet në kërkesën e PS-së.
27 Nentor 2009