Ulëz, banorët apel deputetit Minxhozi, letërnjoftimet në kaos
Banorët e komunës së Ulzës në rrethin e Matit, i bënë thirrje deputetit të zonës Qemal Minxhozi të ndërhyjë për të zgjidhur çështjen e aplikimit për kartat e identitetit. Banorët e këtyre komunave e kanë ngritur këtë shqetësim prej javësh pranë autoriteteve të shtetit, megjithatë nga ana e tyre përveç premtimeve nuk kanë marrë asnjë reagim konkret.
Ditët e fundit banorëve të Komunës së Ulzës në rrethin e Matit u është thënë të aplikojnë në një komunë tjetër. Ishte kjo arsyeja që zgjedhësit e kësaj komune i bënë apel deputetit të zonës Qemal Minxhozi, për të ndërhyrë për këtë çështje kaq të rëndësishme. Kam ardhur në komunën e Ulzës me kërkesën e zgjedhësve të mi të zonës elektorale 18 të rrethit të Matit, ku njerëzit kanë vërejtje të mëdha në lidhje me shpërndarjen, ose për aplikimin e kartave të identitetit.