Kushtetuta e Evropës, problemet e dala gjatë miratimit nga shtetet anëtare
30/04/2005 Procedura e miratimi të Kushtetutës Evropiane po vazhdon me sukses. Lituania, Hungaria, Sllovenia dhe Spanja kanë ratifikuar Kushtetutën, ku Spanja zhvilloi referendumin popullor. Referendume do të zhvillohen edhe në Holandë, Luksenburg, Portugali, Britaninë e Madhe, Danimarkë, Poloni, Irlandë, Çeki dhe Sllovaki. Në shtetet e tjera do të bëhet ratifikimi me anë të Parlamentit.
Për këtë qëllim janë bërë diskutime dhe ka patur debate të shumta politike, juridike, ekonomike dhe sociale në të gjitha shtetet. Në këtë drejtim është diskutuar gjerësisht, në Gjermani për mundësinë e ratifikimit të saj me anë të një referendumi popullor. Por kjo nuk mund të arrihej pa ndryshuar Kushtetutën e Gjermanisë. Partitë në pushtet, socialdemokratët dhe të gjelbërit, dëshironin të paraqitej propozimi në Parlament për të ndryshuar Kushtetutën, me qëllim që të realizohej kërkesa e Parlamentit Evropian. Partitë opozitare, kristiandemokratët, kristiansocialdemokratët, liberalët etj., ishin kundër ndryshimit të aktit themeltar të shtetit, për arsye se vetë Kushtetuta e tyre parashikonte miratimin nga Parlamenti, në diskutimet dhe referendumin popullor mund të dilnin probleme dhe kundërshtime, ose mund të mos krijohej shumica e kërkuar dhe mund të rrezikohej ratifikimi. Kjo do të krijonta probleme të mëdha për Evropën. Përfundimisht, Parlamenti i Gjermanisë do të vendosë më 12 maj 2005.
Diskutime të tilla u bënë edhe në Belgjikë, ku përfundimisht u bënë ndryshimet e nevojëshme ligjore, për t’u ratifikuar Kushtetuta Evropiane nga Parlamenti dhe jo me referendum popullor, rezultatet e të cilit mund të krijonin vështirësi dhe të rrezikohej miratimi, për shkak të veprimtarisë aktive të tendencave nacionaliste dhe konservatore të disa grupimeve politike të djathta.
Probleme dalin edhe në Francë. Nacionalistët dhe komunistët janë kundër ratifikimit të Kushtetutës Evropiane. Ata ngrejnë nevojën e ruajtjes së pavarësisë së plotë kombëtare dhe e konsiderojnë Bashkimin Evropian përgjegjës për rënien ekonomike dhe nivelin e lartë të papunësisë. Por, socialistët në pushtet mbështesin politikën e të djathtëve, të kryesuar nga Presidenti Shirak, dhe mendojnë të arrijnë rezultatet pozitive në referendumin, që do të zhvillohet në këtë verë. Franca dhe Gjermania janë nga vendet kryesore që ka dhënë kontribut të veçantë për Kushtetutën, si akti final që do të garantojë një të ardhme më të mirë për të gjithë shtetet evropiane.
Për të hyrë në fuqi Kushtetuta është e domosdoshme që ajo të miratohet nga të 25 shtetet e saj anëtare.
Në praktikë konstatohen edhe mendime të kundërta, të cilat japin argumente se nuk janë dakord me parimet e centralizimit të Evropës dhe hidhen mendime kundër centralizimit, duke u kërkuar të bëhen më të qartë njerëzit për të mos e miratuar, me argumentin, se ajo dobëson pavarësinë dhe veprimtarinë e shteteve pjesëmarrëse dhe marrja e vendimeve nga organet më të larta të Bashkimit Evropian, e largon popullin nga shprehja e drejtpërdrejtë e vullnetit të tij në marrjen e tyre dhe miratimin e ligjeve.
1.Mendime kundër centralizimit të Evropës
Më shumë se njëqind liberalë kanë publikuar një sqarim të mendimit të shkencëtarëve evropianë kundër marrëveshjes për një Kushtetutë të Evropës. Ata vënë në dukje dyshimet e tyre për një rregullim të hollësishëm dhe të gjerë dhe një centralizim. Sqarimi bëhet pasi ai nuk është pranuar dhe është refuzuar nga “Evropean Constitutional Group”. Grupet e formuara në vitin 1992, ndërmjet të cilëve nga Gjermania ekonomisti Roland Vaubel, nga Manheimi, dhe juristi Christian Kircher, nga Berlini, kanë bërë në vitin 2003 një “Projekt të kundërt” për Kushtetutën Evropiane. Ata kanë argumentuar një forcim të Këshillit të Evropës në krahasim me Komisionin Evropian, një forcim të Parlamenteve nacionale dhe për një tërësi institucionesh kundër centralizimit të mëtejshëm.
2.Mendime kundër Kushtetutës së Bashkimit të Evropës me pretendimin që e dobëson Evropën
Nismëtarët e këtij sqarimi publik u bëjnë thirrje Parlamenteve dhe qytetarëve të shteteve anëtare për të mos ratifikuar Kushtetutën Evropiane të paraqitur nga shefat e Qeverive, duke paraqitur argumente, se ajo dobëson Evropën. Për këtë argumentohet:
Së pari,Kushtetuta ka si pasojë, që vendimet politike gjithnjë dhe më shumë do të merren larg qytetarëve. Nën argumentin e arritjes së qëllimeve më të mira nga veprimtaria e përqëndruar e institucioneve të Bashkimit Evropian, të cilat mund të realizojnë këto detyra më mirë se të tjerët, do të vinte institucionet evropiane në një pozicion më të privilegjuar në krahasim me ato të shteteve anëtare-shtetet federative dhe shtetet e tyre përbërëse, duke zvogëluar fushën e veprimtarisë së tyre.
Së dyti, Kushtetuta do të krijojë mundësi që institucionet evropiane të kenë një shtrirje të gjerë dhe të rregullojnë veprimtarinë shtetërore me rregulla të detyrueshme për to. Kjo do të ndikojë në dobësimin e aftësive konkurruese të ekonomisë së Evropës. Ekonomia e Evropës ka nevojë për më pak rregulla dhe jo edhe më shumë norma shtetërore.
Së treti, Kushtetuta centralizon marrjen e vendimeve politike, i jep shtetit më shumë pushtet mbi qytetarët dhe keqpërdoron dëshirat dhe nevojat e ndryshme internacionale të njerëzve. Për të marrë nën kontroll dinamikën e centralizimit të Evropës, është e domosdoshme të suprimohen institucionet, të cilat për arsyet e ekzistencës së tyre nuk janë të interesuara në centralizimin e Evropës.
Së katërti, parimet e një Kushtetute përcaktojnë detyra për të rregulluar veprimtarinë e organeve shtetërore dhe për t’i bërë të pavarura nga miratimi i qytetarëve, të cilat mbrohen me anë të vullnetit shtetëror të detyrueshëm për të gjithë. Kushtetuta, që është përgatitur është shumë e komplikuar dhe shumë e rreptë, për të përmbushur këto qëllime. Kjo del vetvetiu për probleme themelore që përbëjnë çelësin e zgjidhjeve, si për shembull, nëse bashkësia ka të drejtë të rrisi tatimet, siç është formuluar karta me parimet themelore të së drejtës.
Në mënyrë të përmbledhur, në këtë sqarim vihet në dukje, se kjo Kushtetutë e propozuar nuk përmbush aspak elementët e nevojshëm pozitivë të kërkuar. Ajo paraqet në këtë drejtim tërësisht një keqësim të dukshëm. Ajo zmadhon distancën midis qytetarëve dhe atyre që në emër të tyre ushtrojnë pushtetin. Ajo do të duhej për këto arsye të refuzohej.
Ky sqarim është firmosur nga më shumë se 100 pedagogë të universiteteve dhe institucioneve të shteteve të Evropës. Ndërmjet të cilëve përmëndim, Peter Bernholz (Basel), Charles Blankart (Berlin), Francisko Cabrillo (Madrid), Victoria Curzon-price (Genf), Herbert Giersch (Kiel), Elena Leontjeva (Vilnius), Deonis Mueller (Vien), Angelo Petroni (Bologna), Pascal Salin (Paris), Jül Schvarz (Prag), Peter Stein (Stokholm), Frank Vibert (London), Roland Vaubel (Mannheim) dhe Jan Viniecki (Varshavë).
3. Kushtetuta e Evropës është fundamenti i Evropës. Ajo është dokumenti politik dhe juridik me përmbajtje të thellë shkencore dhe më i dobishmi në shërbim të së ardhmes më të mirë të shteteve evropiane të anëtarësuara në Bashkimin Evropian.
Analiza shkencore dhe qëndrimi i drejtë objektiv ndaj përmbajtjes dhe zgjidhjeve praktike, që bën Kushtetuta e Evropës në fazën përfundimtare të ratifikimit të saj, e hartuar pas një pune të gjatë shkencore dhe diskutimeve të shumta në institucionet shkencore dhe organet më të larta shtetërore të shteteve anëtare dhe të bashkësisë, është zgjidhja më e përkryer e mundshme për mendimin më të përparuar shkencor të kohës së sotme. Vërejtjet dhe shqetësimet e paraqitura nga shkencëtarët e përmendur janë të drejta dhe janë patur parasysh në hartimin e Kushtetutës. Megjithatë, ajo ka edhe probleme, për të cilat koha do të tregojë dhe diktojë përsosjen e mundshme që mund të bëhet në një kushtetutë të këtij niveli të lartë të një bashkësie të madhe, si Evropa. Në tërësi, ajo mbetet me të vërtetë akti juridik më i mirë dhe puna e deritanishme për ratifikimin e saj, tregon për nevojën dhe dobinë e madhe të saj, për funksionimin në një shkallë më të lartë dhe organizimin shtetëror të Bashkimit Evropian.
Çentralizimi është një domosdoshmëri për të realizuar funksionimin dhe veprimtarinë konkrete të bashkësisë. Është e kuptuedhme dhe u pranua me ndërgjegje nga udhëheqësit e lartë shtetërorë të shteteve të bashkësisë, si dhe parlamenteve përkatëse, kufizimi i disa aspekteve të veprimtarisë dhe pushtetit të tyre në favor të institucioneve më të larta të pushtetit dhe të administratës së bashkësisë. Raportet e vendosura nga Kushtetuta, lejojnë dhe shtrojnë detyra konkrete për një rol aktiv të qytetarëve dhe institucioneve shtetërore dhe parlamenteve të shteteve të bashkësisë, në kuadrin e unifikimit të tyre dhe veprimtarisë së bashkësisë në emër dhe në interes së të gjithë bashkësisë, pa u nënvlerësuar, përkundrazi, duke u ruajtur dhe mos u cënuar veprimtaria e shteteve të veçanta.
Riorganizimi i bashkësisë do të krijojë ndryshime të institucioneve të ndryshme. Kjo është e kuptueshme dhe e arsyeshme për të ndodhur. Riorganizimet që bëhen në piramidën shtetërore, i shërbejnë përsosjes së mëtejshme të saj. Prandaj nuk ka përse të krijohen dyshime për suprimimet e mundshme, të cilat nuk i rezistojnë kohës.
Problemet ekonomike dhe ato të taksave, përbëjnë shqetësimin kryesor të bashkësisë dhe të shteteve të veçanta. Këtij qëllimi i shërbeu edhe takimi i fundit këto ditë i ministrave të Financave, për kritetret e paktit të stabilitetit të Bashkimit Evropian. Konkurrenca dhe zhvillimi i mëtejshëm ekonomik do të kenë përparësi. Do të mënjanohen më tej pengesat burokratike, për një iniciativë dhe konkurrencë më të madhe. Kriteri i deficitit buxhetor deri tre për qind të prodhimit të përgjithshëm do të ruhet edhe në të ardhmen. Ai mund të kalohet, vetëm në raste të veçanta, pa u rritur shpenzimet buxhetore dhe për arsye të posaçme. Në këtë mënyrë u zgjidh edhe shqetësimi i Gjermanisë dhe Francës, si dhe i falsifikimeve të bëra nga Greqia, për të mos u dëmtuar financiarisht këto vende, në rastet e justifikuar të mosruajtjes së deficitit në kuotën tre për qind.
Me normat e reja të miratuara, u bë një rregullim më i mirë dhe i nevojshëm i kritereve të stabilitetit të vendosura në kohën kur ishin vetëm gjashtë shtete në bashkësinë më shumë ekonomike, sesa politike. Tani që bashkësia ka marrë formën e organizimit shtetëror dhe përbëhet nga njëzetepesë shtete, ka rregulla që i përgjigjen më realisht ekonomisë dhe financës së shteteve anëtare dhe bashkësisë në qendër. Fuqizimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe rritja e aftësisë konkurruese të Evropës është një domosdoshmëri, për të vendosur raporte balancuese me importet nga Amerika dhe, në mënyrë të veçantë, për të përballuar rrezikun e importeve nga Kina, që prodhon me kosto shumë të ulët, duke rrezikuar të ardhmen e ekonomisë evropiane dhe atë amerikane.
Krijimi i Bashkimit Evropian dhe përvoja mbi pesëdhjetë vjeçare, që diktoi këtë stad të lartë të organizimit të bashkësisë, tregoi se nuk mund të përballoheshin problemet e kohës, me veprimtarinë e veçuar të shteteve të Evropës. Ato janë të fuqishme dhe me rol të ndjeshëm në arenën botërore. Por, copëzimi, si në periudhën mesjetare, i bindi vizionarët e Evropës së Re për një afrim të mëtejshëm të tyre, për një kufizim të mundshëm të funksioneve të shteteve, në interes së bashkësisë dhe zgjodhën, duke kapërcyer shumë probleme të së kaluarës, për një të ardhshme më të mirë të përbashkët. Atë që bënë paraardhësit evropianë në Amerikë, duke themeluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi dyqind vjet më parë, realizuan vitin e kaluar popujt evropianë me anë të përfaqësuesve të tyre legjitimë. Evropa paraqitet dhe pranohet nga bashkësitë e tjera, si Amerika, Rusia, Kina, India dhe vendet e tjera në të pesë kontinentet, si një bashkësi me potencial në rritje dhe me shpresën e një ndikimi shumë pozitiv në multipolarizimin dhe një balancimi më të drejtë të ekuilibreve politike dhe ekonomike në botë, në të mirën e paqes, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme.
Njohja ma Kushtetutën dhe parimet e saj mbetet detyrë e të gjithë shtetasve të bashkësisë. Propaganda më e gjerë dhe konkrete dhe angazhimi më i madh i partive politike për këtë problem, do të ndikojë që të mënjanohen mangësitë e deritanishme, si në referendumin e bërë në Spanjë, ku shumë njerëz të pyetur nuk e njihnin Kushtetutën, megjithëse votonin për të.
Njohja e Kushtetutës Evropiane nga populli dhe organet shtetërore në Shqipëri i vlen përgatitjes së ardhshme për anëtarësimin në Bashkësinë Evropiane, e cila do të realizohet me siguri dhe shqiptarët do të gëzojnë frutet e kontributit të tyre në zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të shtetit dhe kombit tonë.
Frankfurter Allgemeine Zeitung, “GegenZentralisierung in Evropa“, Wissenschaftler rufen zur Ablehnung des Verfassungsvertrages auf, Montag, 21. März 2005, Nr. 67, Seite 13.
Po aty, „Die EU-Verfassung schwächt Evropa“.