Kushtetuta e shqiptarëve në mesjetë
18/03/2005 Katedralja e Drishtit
Dorëshkrimi i Statutit të Katedrales së Drishtit, Janar 1468, është i vetmi që deri sot është zbuluar në qytetet e bregdetit Adriatik. Mbi bazën e statuteve zgjidheshin dhe vepronin të gjitha organet e brendshme drejtuese të komunës dhe të kishës, që kryenin detyra të caktuara me karakter legjislativ, administrativ, gjyqësor, etj, dhe po mbi bazën e tyre jepeshin normat përkatëse juridike penale, civile, procedurale, doganore, tregtare, të pronësisë, të punës, jetës familjare, marrëdhënieve bashkëshortore, atyre të prindërve me fëmijët, deri te normat mbi dhunën dhe sjelljet e moralit ... etj.
Në fillim të shek. XII përdorimi i fjalës “Statuta” kufizohej në gjuhën e përdorur për mbretin dhe për kishën megjithëse shfaqen edhe “Statuta civitatis.” Në krijimin e statuteve të qyteteve dhe atyre të katedraleve shqiptare një rol vendimtar që është edhe veçori dalluese nga statutet e ngjashme të krijuara në Evropë ka luajtur e drejta zakonore
Historiku i dorëshkrimit
Dorëshkrimi i Statutit të Katedrales së Drishtit për herë të parë përmendet në katalogun 438 të antikuarit gjerman, Karl Ëilhelm Hiersemann nga Lajpcigu, në qershorin e vitit 1915, fasc. 43, nën numrin 250, i përshkruar në mënyrë shumë sipërfaqësore, por me titull të plotë: “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis”. Meqenëse dorëshkrimi nuk u shit, Hiersemann i përsërit shënimet e vitit 1915 në katologun 477 për vitin 1920, fasc. 7, nën numrin 33, duke mos shtuar asgjë më shumë. Në botën shkencore, i pari që tërheq vëmendjen për ekzistencën, vlerën dhe rëndësinë e këtij dorëshkrimi është albanologu kroat, Milan Shuflaj. Për vendndodhjen dhe përmbajtjen e dorëshkrimit, M. Shuflajn e kishte njoftuar Ivan Bojniçiqin në vitin 1916.
Në pamundësi për ta blerë vetë këtë dorëshkrim, Shuflaj i drejtohet banit kroat, Rauhit, që ta blente atë për Bibliotekën Universitare të Zagrebit. Kjo gjë nuk u realizua. Shuflaj provon përsëri përmes Thalloczy-t që Akademia Vjeneze ose ajo e Budapestit ta blenin këtë dorëshkrim, por pa sukses. Derisa Shuflaj po këmbëngulte që me çdo kusht që të blihej dorëshkrimi, (ndërkohë ai i ishte drejtuar për ndihmë edhe Akademisë Serbe të Shkencave në Beograd), në vitin 1920, ai njoftohet, se një blerës anonim e kishte blerë dorëshkrimin për shumën marramendëse prej 2000 markash, aq sa ia kishte vënë çmimin antikuari gjerman. Një gjë e tillë e shqetësoi shumë, ngase shpresonte që një ditë do ta botonte vetë këtë “burim me vlera të jashtëzakonshme për mesjetën e qyteteve shqiptare.”
Përmes albanologut Henrik Bariç, në vitin 1924, Shuflaj arrin të sigurojë emrin e blerësit, danezit Sir Thomas Phillipps. Së bashku me kolegët e tij, Viktor Novakun dhe Henrik Bariqin, lusin albanologun danez, Holger Pedersenin, që të ndërmjetësonte te Sir Thomas Phillipps për t”iu siguruar një kopje të fotografuar të tërë dorëshkrimit. Në vitin 1925 arrin kopja e dorëshkrimit e cila nuk ishte e plotë. Shuflaj, së bashku me V. Novakun, menjëherë i hynë punës dhe e përgatitën për botim dorëshkrimin, me gjithë mangësitë që kishte. Si i tillë botohet në botimin “Biblioteka Arhiva za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju. Beograd, 1927”. Edhe pse i botuar, ai mbetet pothuajse i panjohur dhe i pashfrytëzuar fare nga studiuesit dhe historianët shqiptarë dhe të huaj. Në vitin 1971, botohet në formë të shkurtuar dhe me ndërhyrje të shumta në gjuhën shqipe në Gjurmime Albanologjike, seria e shkencave historike të Prishtinës.
Dorëshkrimi i Statuteve të Katedrales
së Drishtit që ruhet në Danimarkë
Dorëshkrimi ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Danimarkës, në një kuti kartoni ngjyrë jeshile dhe është i lidhur me kopertina kartoni të forta, ngjyrë kafe të errët, ndërsa kurrizi është prej pergameni të bardhë. Gjashtë faqet e para dhe të fundit janë boshe: janë faqe që iu takojnë kopertinave kur është bërë lidhja e re në fund të shek. XIX. Dorëshkrimi është në pergamen të butë e fin. Kopertina është diçka më e trashë se faqet e tjera. I tërë dorëshkrimi është i shkruar me ngjyrë kafe nga një dorë e vetme. Ka dy lloj paginimesh: njërin lart në të djathtë, që fillon nga nr. 1r dhe vazhdon deri në nr. 18v dhe paginimi i dytë, poshtë në djathtë, që fillon nga nr. 9r dhe përfundon në nr. 26v. Të dy paginimet janë të kohës së dorëshkrimit. Si duket, ky dorëshkrim ka qenë pjesë e një apo më shumë dorëshkrimeve të tjera të lidhura së bashku.