Tenderët mbi 10 mijë euro me tri nënshkrime
Kontratat publike më “të rënda” se 10 mijë euro, tash e tutje, do të duhet t’i nënshkruajnë, përveç shefit të Prokurimit, edhe sekretari i Përhershëm i ministrisë dhe vetë ministri.
Kështu e përcakton udhëzimi administrativ, të cilin e miratoi sot Qeveria e Kosovës, derisa të nxirret Ligji i ri i Prokurimit Publik.
Ky udhëzim administrativ, sipas kryeministrit Hashim Thaçi, është në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës dhe në pajtim me rregulloren e punës së Qeverisë së Kosovës.
Sipas Thaçit, ky udhëzim ka për qëllim të rregullojë procedurën e nënshkrimit të kontratave me vlerë të mesme dhe të madhe me qëllim të sigurimit që burimet publike të përdoren në mënyrë ekonomike, efikase e transparente.
“Krejt çka nënkupton kjo, pra kontratat me vlerë mbi 10 mijë euro do të nënshkruhen edhe nga sekretarët permanentë dhe ministrat përkatës të ministrive që udhëheqin. Ky propozim është në harmoni të plotë me standardet e Komisionit Evropian. Është një pjesë e rëndësishme e reformës në prokurimin publik që del edhe nga raporti i progresit, por edhe masë dhe preventivë direkte në luftën antikorrupsion”, ka thënë Thaçi, transmeton KosovaPress.
Udhëzimi administrativ duhet të zbatohet nga të gjitha nivelet, ministritë, agjencitë publike dhe niveli lokal.