Premtimet e Kuvajtit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka takuar të martën udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Shtetit të Kuvajtit, në përpjekje për t’i bindur ata që ta njohin realitetin e krijuar në Kosovë më 17 shkurt 2008.
“Delegacioni, në përbërje të të cilit janë edhe anëtarët e Kryesisë - Xhavit Haliti, Naim Maloku e Ibrahim Gashi, Shefi i Kabinetit të Kryeparlamentarit, Mehmet Hajrizi dhe Këshilltari për Protokoll, Skënder Reçica është pritur sot nga Princi i Kuvajtit, Shejh Sabah El Ahmed El-Xhabir Es-Sabah, Kryeministri Nasir El- Muhamed El-Ahmed Es-Sabah dhe zoti Xhasim Muhamed El-Harrafi, Kryetar i Kuvendit Kombëtar”, thuhet në një deklaratë të Kuvendit të Kosovës, të lëshuar të martën.
Sipas komunikatës, Kryeparlamentari Krasniqi i ka falënderuar mikpritësit për solidarizimin e Kuvajtit me Kosovën, gjatë dhe pas lufte dhe për mbështetjen me rezolutat e Organizatës së Konferencës Islamike.
Po ashtu, Krasniqi i njoftoi ata me çështjen e Kosovës, zgjidhjen sui generis të saj, njohjen e shpejtë ndërkombëtare të pavarësisë, zhvillimet aktuale dhe synimet perspektive të shtetit të ri.
“Ne presim qëndrim korrekt të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pasi Pavarësia e Kosovës është legjitime dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Ai i kërkoi Kuvajtit njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës, për ta bërë të mundur kështu hyrjen e saj në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
“Republika e Kosovës dëshiron të thellojë marrëdhëniet me Kuvajtin mik në të gjitha fushat, si partner strategjik, në dobi të interesave e të bashkëpunimit reciprok dhe të miqësisë midis dy vendeve dhe popujve tanë”.
Në anën tjetër, sipas komunikatës së Kuvendit, udhëheqësit kuvajtianë kanë dhënë sinjale pozitive për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Udhëheqësit kuvajtianë shprehën kënaqësinë për vizitën dhe për të arriturat e Kosovës e për njohjen e saj ndërkombëtare, duke premtuar se edhe Kuvajti do ta bëjë shpejt atë. Por siç thanë ata, deri atëherë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona duhet të thellohen”, thuhet në komunikatë.
“Duke shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në shumë plane, Emiri i Kuvajtit, Shejh Sabah El Ahmed El-Xhabir Es-Sabah, kërkoi takim të menjëhershëm të delegacionit me Kryetarin e Fondit Kuvajtian për Zhvillim, i cili do të realizohet në kuadër të vizitës, ditën e nesërme”, vazhdon komunikata.