LDD kërkon seancë për zgjedhjet serbe

Rendi i ditës në seancën plenare që do të mbahet më 27 maj, mund të ndryshojë të enjten, në qoftë se deputetët e Kuvendit të Kosovës e mbështesin kërkesën e Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë për ta futur si çështje urgjente debatin për cenimin e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës në disa pjesë të territorit të saj.
Shefi i Grupit parlamentar të kësaj partie, Lulzim Zeneli të martën në një konferencë për media ka bërë të ditur kërkesën zyrtare të LDD’së për të debatuar për këtë çështje, ndërkohë që beson se kjo kërkesë do të merret parasysh në seancë.
“Sjellja e institucioneve tona sot që po na ndodh çdo ditë, është imitim i institucioneve të shtetit, nuk ka asgjë të përbashkët me institucionet e një shteti të pavarur. Prandaj, mungesa e politikës shtetërore ka sjellë që sot Kosova të jetë e mbyllur, e ngujuar në kuptimin e asaj që të mos japë përgjigje për të gjitha zhvillimet që po ndodhin në vend. Prandaj, me shumë të drejtë, qytetarët e Kosovës sot janë të frikësuar dhe frika mbretëron në atë duke pasur parasysh sjelljen e pushtetit aktual”, ka thënë Zeneli, duke shtuar se pushteti nuk është duke i kryer obligimet e veta që i adresohen në bazë të Kushtetutës.
Zeneli ka thënë se arsye për këtë debat është fakti se po cenohet çdo ditë integriteti dhe sovraniteti i Kosovës me fuqizimin e pushtetit paralel të Serbisë përmes paralajmërimeve për zgjedhje lokale dhe hyrja e zyrtarëve të lartë të armatosur dhe grupeve të caktuara nga Republika e Serbisë.
“Arsyeja tjetër pse duhet gjithsesi të debatohet qëndron mbi faktin se derisa krerët e institucioneve tona, Kryetari, Kryeministri janë të mbyllur në kullat e fildishta dhe kanë humbur çdo kontakt fizik me realitetin, qytetarët e Kosovës sot janë shumë të rrezikuar dhe të frikësuar se gjërat nuk janë duke shkuar në kahen e duhur sa i përket zhvillimeve dhe perspektivës së vendit tonë. Prandaj për të gjitha këto, e vetmja adresë që ka mbetur dhe çdo përgjigje karshi të gjitha këtyre zhvillimeve dhe pritjeve të qytetarëve të Kosovës është Kuvendi i Kosovës”, është shprehur ai.
Shefi i Grupit parlamentar të LDD’së pret që kërkesa të cilën do ta arsyetojë të enjten në fillim të seancën plenare, do të marrë mbështetjen edhe të grupeve të tjera parlamentare.
Ai thekson se nga debati duhet të nxirret një përfundim, por gjithsesi kryesore mbetet që t’i tregohet ekzekutivit të vendit se është momenti i fundit që të parandalohet çdo veprim ilegal në territorin e Republikës së Kosovës, sikur që janë zgjedhjet serbe, të cilat konsiderohen si cenim i drejtpërdrejtë i sovranitetit dhe integritetit të vendit.