Kushti, BE: Zbardhni Gërdecin, pastaj donacionet
Tryeza/ Ministri i Mbrojtjes mbledh ambasadorët e NATO-s dhe BE-së
Ambasadori i Danimarkës dhe ai i Holandës siguruan se do të japin fonde për të ndihmuar Shqipërinë në demilitarizimin dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare, por kërkuan një raport të hollësishëm lidhur me tragjedinë e Gërdecit
Shqipëria kërkon ndihmë financiare nga donatorët për demontimin e armëve, por diplomatët perëndimorë më parë kërkojnë nga autoritetet shqiptare zbardhjen e Gërdecit dhe transparencë mbi tregtinë e armëve. Qëndrimi i ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së të akredituar në Tiranë u bë prezent dje në një takim me ministrin e Mbrojtjes Gazmend Oketa, i cili këmbënguli për mbështetje financiare për demontimin e armëve, por duke vënë në dukje se tregtia e armatimeve do të vazhdojë në përputhje me ligjet e vendit. "Një ndër qëllimet kryesore për Shqipërinë është shkatërrimi i municioneve te vjetra, por që realisht kushton shumë. Shqipëria ka 25 depo me 98 mijë tonë municione të vjetra, për demontimin e të cilave nevojiten 4 miliardë lekë", - u tha Oketa ambasadorëve të huaj. Por ambasadori i Danimarkës dhe ai i Holandës siguruan se do të japin fonde për të ndihmuar Shqipërinë në demilitarizimin dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare, por kërkuan një raport të hollësishëm lidhur me tragjedinë e Gërdecit. “Jemi të gatshëm të mbështesim financiarisht për demontimin e armëve. Por, në fillim duhet të zbardhet tragjedia e Gërdecit, e cila ka qenë një ngjarje e rëndë. Kërkojmë një raport të hollësishëm mbi gjithçka ka ndodhur në Gërdec, shkaqet, shkaktarët dhe pasojat që solli kjo tragjedi. Më pas do të flasim për ndihmën financiare, e cila jam i bindur se nuk do të mungoje", - tha ambasadori danez, Niels Severin Munk, mendimi i të cilit u mbështet dhe nga ambasadori holandez. Në përgjigje të kësaj, ministri Oketa tha se “ashtu sikurse Ministria e Mbrojtjes edhe Parlamenti është në pritje të hetimeve përfundimtare lidhur me këtë ngjarje”. Demontimi i municioneve, - siç informoi ministri Oketa, - do të bëhet në Mjekës dhe Poliçan, të cilat pritet të licencohen dhe certifikohen së shpejti sipas të gjitha rregullave për të kryer operacione të tilla. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se do të jenë të paktën 5 poligone demontimi në të gjithë Shqipërinë që do të certifikohen për të kryer këtë veprim. Ky plan veprimi parashikon që në vitin 2010 të jetë reduktuar në zero rreziku nga municionet për popullatën, ndërsa brenda vitit 2015 e gjithë sasia e municioneve të tepërta të jetë eliminuar.
I pranishëm në tryezë ka qenë dhe ambasadori amerikan, John Whithers, i cili nuk ka folur rreth kësaj çështjeje dhe është larguar pak para përfundimit të tryezës.