E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Mbështesim rrugën Durrës - Kukës, por nuk pajtohemi me vjedhjet

E gjendur përballë akuzave të mazhorancës se PS-së nuk i intereson ndërtimi i rrugës Durrës - Kukës, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme pranë AK-së, Taluant Balla, reagoi dje duke bërë të ditur se PS-ja është e interesuar dhe e mbështet ndërtimin e kësaj rruge, por nuk pajtohet me vjedhjen e fondeve publike. “Ne si Parti Socialiste kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë mbështetës të këtij aksi rrugor, që lidh portin më të rëndësishëm shqiptar me Kosovën, por nuk mund të pranojmë që mashtrimet me projektet dhe kostot e pavërteta, të mbulohen me deklarata në emër të patriotizmit”, - tha Balla për mediat. Ai i kërkoi prokurorisë të jetë mjaft e vëmendshme, se këto para të përvetësuara kriminalisht, mund të keqpërdoren nga ky klan familjar për qëllime politike dhe elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›