E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shtëpia e Petro Markos, muze

Kryeministri Sali Berisha kërkon që shtëpia e shkrimtarit të njohur Petro Marko të rindërtohet dhe të kthehet në shtëpi-muze. Berisha vizitoi dje shtëpinë e shkrimtarit, teksa vuri në dukje se “jeta e tij është një nga më të pasurat dhe të veçantat; shkrimtar, intelektual dhe luftëtar i lirisë që nuk u mposht asnjëherë, por u qëndroi besnik parimeve që besoi. Petro Marko është krenari jo vetëm për Dhërmiun, por për gjithë Shqipërinë”. Në nderim të figurës së shkrimtarit të madh, Kryeministri u propozoi përfaqësuesve të pushtetit vendor që sheshi qendror i Dhërmiut të marrë emrin “Petro Marko”, pas rikonstruksionit. Gjithashtu, Kryeministri kërkoi nga ministri i Kulturës shpalljen e një konkursi për gdhendjen e një busti të shkrimtarit Petro Marko për ta vendosur në qendër të sheshit të Dhërmiut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›