Kushtrimi i eshtrave dhe ndërmendja jonë letargjike

Pak ditë ma pare, në malin e Dajtit, u gjet
një varr i përbashkët me eshtnat e afër 19 personave, të cilët ka shumë gjasa
të jenë viktima të fushatave spastruese të regjimit komunist. Saktësisht ata u
zbuluan nga një kërkues i eshtnave të të atit, disa muaj ma parë, por u bënë
publike dhe u zhvarrosen për ti nënshtruar ekzaminimit këto ditë. Kafkat e
gjetuna, rezultojnë të kenë dëmtim në pjesën e pasme, çfarë nënkupton se ata janë
ekzekutuar me plumb mas koke. Të paktën deri më tash, përkundrull kësaj qasjeje
përqarkohet kjo e vërteta hipotetike, qi munet me ken dhe e vërteta e mrame, e
pamëdyshtë. E vërteta mbi baza shkencore do të duhen ditë, e pse jo dhe muaj,
deri sa gjithçka të përqaf kjartësinë e këtij makabriteti.
Me plumb mas koke. Është ky një
togfjalësh që të trondit, të shtang, të lë pa fjalë, të çakqrqejf gjithseçka.
Asht një togfjalsh qi ka siluru hera-heras mbi qiellin e Shqipnisë komuniste, e
ka trokit orë e pa orë në vetëdijen e gjithsekujt, që asht përpjek e ka luftu
me ndërtu komunizmin me forcat e veta, e për me e ba kët vend shkam granite
në brigjet e Adriatikut. Kush nuk e ka nigju këtë togfjalsh, asht ba kurban i
plum mas koke, si këta fatkeq që u përpoqën, e duke u përpjek luftun me mish
e me shpirt me triumfu liria, e duke luftu ata u flijun. U flijun jo krej për
vetvedi. Kishte qiell për krahët e tyne, por kur ata kërkuan qiell për
shqiponjën, kush kushtruen tuj çu zanin, ata u ban dark korbash. Ata u vranë
sepse besuan në idealet e tyne, në idealet e shenjta të lirisë dhe besimit te
Zoti.
Tash qi kena mbi duar eshtnat e tyne,
kafkat e tyne, munena me besu edhe na në atë për të cilën ata u flijuen. Por
kjo ska me ken e mjaftueshme për ne, qi sot nuk asht se nuk luftojmë. Na
liftojmë, luftojmë me shoshojn, mbi truallin e këtij varri masiv, mbi truallin
e këtij ish-kampi internimi tpërçarkuem rethekrah me tela me gjëmba.
Ani, duhet të këtë një tash e mas. Gjithseqysh
ne i kena këta etshna para syve tanë, thellë në ndërgjegjen tonë. E i
shfletojmë si faqet e një historie tharrueme, të joshumlargët për me u
ndërmend, e në këtë ndërmëndje për mos me ken të mëdysht. Por me dëshmu, e me
ndëshku. Të kujtojmë, ndërsa i soditim, e të kumtojmë.
Po, ata kishin vdekur në mënyrën tipike të
ekzekutimeve që përdornin despotët, gjelatët e bishës së etun për gjak. Ata nuk
ishin viktimat e Kmerve të Kuq, as të masakrave të Pol Potit. Natyrisht nuk i
përkisnin as Strebrenices e Reçakut. Ata nuk ishin të vram nga paramilitarët
serb, natyrisht. Por regjimi që u mori jetën atyne, ishte jo më pak mizor e më
makabër se gjithëçfarë ka njohur liria ndër diktatorë e diktatura.
E ndërsa presim me ankth, se cilës nga
masakrat i përkasin këto eshtra, ne kemi 20 vite që heshtëm, bashkë me kufomat
e këtyre fatkeqve gojkyçun, qi guxojnë të flasin sot. Janë së paku 20 vite që
ka njerëz që jetojnë me këtë të fshehtë. Ata nuk treguan dhe vazhdojnë të mos
tregojnë, anipse toka i nxori ato jetë të shuara. Ajo nuk i mbante ende në
gjinin e saj. I nxori për të akuzuar. Një kushtrim eshtrash është zgjuar e ka
mbushur me vikamën e vet të zezë gjithsekah kjo gjamë flakëron tuj fluturu. Ata
jo vetëm se vdiqën për të vetmin krim, që tash njihet si e drejta themelore e
njeriut, lirinë, por ata që i vranë deshën dhe ti mohonin, ti fshinin me aq
lehtësi, si një gabim me gom. Ata duke rilindun, vijnë nër ne për të dëshmuar,
për të akuzuar, për të kallxu gjithseçka na njerëzit e të tashmes mohuem, të
djeshmen ogurzez të diktaturës komuniste. Ata u zgjuen nga gjumi i thellë në
atë luginë të malit të Dajtit, për me ndërmendë ndërgjegjen tonë letargjike,
atë vetëdije që e ka turbullu vershimi i ndërkryem i nji politike që mbahet
fort pas rrajve të asaj peme tlvorume prej rrufeve të demokracisë.
E ndërsa ne i presim për ti përcjell për në
banesën e tyne të fundit, kurrseqysh nuk munet me pranu, se ata do të prehen të
qetë, nëse pranojmë si përmbushje e amanetit të tyne, ceremonialet e
lamtumirës, pathosin e fjalimeve dhe nekrologjitë poetike. Nëse vetëm kjo ndodh
dhe kurrçka tjetër. Pra, nëse ne nuk bahena ma të vetëdijshëm, ma ndëshkues për
krimet e komunizmit, pjellën e kësaj ulkonje kobzezë. Nëse ne e kena prap në
mëdyshaz divorcin me të shkumen, nuk kena ba gja tjetër vetëm sa i kena shkul
ata eshtna nga mali i dajtit për ti ngul në varrezat e martirëve. Nëse kjo ka
gjasa të ndodh, ata kot që u zgjuan nga Mali me Gropa, për tu varrosun në një
tjetër mal, kodër apo fushë.
Ata nuk u zgjuan nga vdekja për të vrarë askënd,
për ma tepër, ata që u dhanë një plum mas koke, apo ata që i masakruan nëpër
bodrumet e sigurimit të shtetit, apo ata që firmuan ekzekutimin e tyne pa gjyq.
Ata u zgjuan për me kushtru zashëm nër ne, që këta kriminelë të mos munet ma me
viktimizu, as të kalumen, as të tashmën e as të ardhmen e atyne që dashurojnë
lirinë, të bindun se dashurojnë jetën.