E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet bora, izolohen komunat



PESHKOPI - Dje në mëngjes i gjithë territori i Qarkut Dibër ishte i mbuluar nga bora. Trashësia e saj në disa komuna të Dibrës dhe Bulqizës arrinte deri në 40 cm. Bora e papritur ka bllokuar komunat malore të Lurës, Kalasë së Dodës, Ostrenit, Martaneshit, Selishtës si dhe fshatrat e komunave Xibër e Macukull në rrethin e Matit. Vështirësi janë krijuar për mjetet që lëviznin në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë. Deri në orët e mesditës lëvizja është kryer me zinxhirë, ndërkohë më pas gjendja e rrugëve është përmirësuar. Temperaturat shënonin minus 8 gradë. Të njëjtat kushte të motit janë shënuar në zonat e tjera të vendit, kryesisht ato malore. Bora e rënë nga veriu e deri në juglindje ka krijuar menjëherë probleme për banorët e tyre, pasi rrugët janë bërë të rrezikshme për qarkullimin normal me mjete. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›