Kutinë e votave, apo Kutinë e Pandorës
Autori i Lajmit: Nga Zamir Alushi
Pesë ambasadorët e vendeve kujdestare të Shqipërisë në integrimin evropian kanë lëshuar mbrëmë një boks të thatë, pa dorashka për mazhorancën. “Lajm i keq!”-thanë ata, në një deklaratë tepër të shkurtër me rreth 30 fjalë. Uganda dhe Ruanda na i kaluan. Dhjetë vende ka humbur Shqipëria brenda një viti në renditjen për korrupsionin. Klasifikimi i Transparency International, një organizatë e njohur dhe e referuar nga qeveria gjermane dhe Komisioni Evropian për rezultatet e sakta, vjen 4 muaj pas zgjedhjeve të 28 qershorit, me një përfundim që e zhvlerëson propagandën elektorale për luftën kundër korrupsionit. Kjo e tatëpjetë në diagramin e vlerësimeve për antikorrupsionin nuk është surprizë. Tashmë shtypi i ka zbardhur dosjet e skandaleve të ministrave Mediu, Basha, Olldashi dhe ato janë prej kohësh pronë e drejtësisë. Beteja që po bën pushteti për të penguar drejtësinë, për të mbyllur dosjet e njerëzve të Qeverisë dhe atyre pranë familjes së Kryeministrit, nuk bëri gjë tjetër vetëm se forcoi perceptimin e opinionit publik se Qeveria e tyre është e zhytur në korrupsion.
Por si ia arriti Berisha të fitojë zgjedhjet, kur perceptimi i njerëzve është kaq i zi. Arsyetimi të çon në faktin se korrupsioni u vu në shërbim të fushatës duke marrë përmasat e korrupsionit politik.
Janë shumë të qarta aferat e përfshirjes së djalit të Kryeministrit dhe të vajzës në lobimin e kontratave të Gërdecit, të Fazlliçit, përfshirjes e Argita Malltezit si avokate në aferat e shit- blerjeve të kompanive të Fazlliçit, lufta e Qeverisë me prokurorinë për të shpëtuar Fazlliçin, Bashën, Mediun mjaftojnë për ta çuar këtë Qeveri në tabelën e zezë të korrupsionit.
Tani po shfryjnë veprat elektorale dhe paratë e hedhura në funksion të fushatës. Rast i pastër është ai i Tunelit të Thirrës që u përshpejtua me qëllim elektoral dhe tani u shemb. Fonde shtesë do të kërkohen për riparimin e tij, ndërkohë që akoma prokuroria nuk ka çuar para drejtësisë fajtorët e abuzimeve me paratë e kësaj rruge.
Ndërkaq, nuk ka mbetur pa u vënë re përpjekja e vazhdueshme e mazhorancës për të marrë nën kontroll gjithë gjyqësorin. E fundit ishte tentativa për të zgjedhur katër anëtarë të KLD-së nga Konferenca Gjyqësore pa u bërë akoma ligji që rregullon veprimtarinë e saj. Qeveria ka probleme të rënda me drejtësinë dhe këto kushte nuk mund të jetë garant e integrimit të vendit në BE. Ky është shqetësimi i ambasadorëve, kjo ishte arsyeja pse u vonua marrja në shqyrtim e kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit, me gjithë lobimin e fortë nga shumë shtete mike. Duket se në mungesë të hapjes së kutive votimit, ndërkombëtarët do të hapin Kutinë e Pandorës së qeverisë “Berisha”, deri sa të gjendet zgjidhja politike
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009