Moisiu: “Të hapen kutitë e 28 Qershorit”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ish-presidenti i Republikës, Alfred Mosiu, ka komentuar dje hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit, e cila është një nga kushtet kryesore që e mban opozitën peng për të hyrë në Parlamentin shqiptar. Sipas tij, kjo gjë duhet të marrë fund sa më shpejt. Ish-kreu i Shtetit pohon se kutitë duhet të hapen dhe gjithë shqiptarët të marrin vesh se çfarë ka të vërtetë në këtë histori. Alfred Moisu, autor i një libri i cili paraqet marrëdhëniet e tij mes Nanos dhe Berishës, tregon se si kanë ndikuar dy prej politikanëve më të vjetër në Shqipëri, në presidencën e tij. Natyrisht, në apelin e ish-presidentit nuk ka munguar një përshëndetje për zgjedhjet në Kosovë, nga të cilat Moisiu ka kërkuar që të marrë shembull edhe politika shqiptare.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009