Kuvend, nis punimet seanca plenare e radhës
TIRANË- Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës, ku pritet të shqyrtohen disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe për bashkëpunimin ekonomik.
Paradite seanca mori ne shqyrtim ratifikimin e marrëveshjes për transportin detar ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Olldashi: Kemi lehtësuar barrën fiskale për operatorët e transportit detar
Gjatë diskutimit në Kuvend të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Gjermanisë për transportin detar
Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi deklaroi sot, se transporti detar në Shqipëri funksionon mbi bazën e tregut, ndërsa shteti ka lehtësuar nga barra fiskale operatorët në këtë transport.
Gjatë diskutimit në Kuvend të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Gjermanisë për transportin detar, Olldashi i'u përgjigj pretendimeve të deputetëve të opozitës mbi rolin që luan shteti në mirëfunksionimin e transportit detar në Shqipëri.
Duke pranuar se mjetet e flotës detare shqiptare kanë një moshë mesatare relativisht të madhe 35-40 vjeçare, Olldashi tha se "është e pamundur dhe jo realiste që Shqipëria të karahasohet me Italinë dhe Greqinë, që janë dy vende me një traditë qindra vjeçare në detari".
"Nuk mund të kërkojmë që flota jonë të jetë në atë nivel, sepse flota shqiptare ka vetëm 20 vjet që ka filluar të krijohet. E vetmja gjë që mund të bëjë shteti është të lehtësojë taksat për blerjen e anijeve. Ndaj ne kemi hequr TVSH-në që është 20 për qind e blerjes dhe kemi ulur taksat e tjera, por ne nuk mund t'i blejmë operatorëve të transportit detar edhe anije", tha Olldashi.
Ndërsa përsa i përket karburanteve, Olldashi tha se ato janë me çmimet e tregut dhe se nuk ka asnjë vend që subvensionon transportin detar me karburant. "Transporti detar si gjithë sistemet e tjera të transportit, funksionon mbi bazën e tregut, operon mbi bazën e kërkesë-ofertës dhe mbijeton ose nuk mbijeton në saj të efikasitetit të operatorëve", tha ai.
Sipas Olldashit, nuk mund t'i kërkohet shtetit të blejë anije të reja. "Kjo do të thotë të kthehemi në flotën detare të sistemit komunizmit", tha ai.
Marrëveshja që po diskutohet sot në Kuvend midis Shqipërisë dhe Gjermanisë për transportin detar, bazohet në Konventën e Kombeve të Bashkuara “Për të drejtën e detit” si dhe konventat e tjera ndërkombëtare për sigurinë dhe lehtësimin e transportit detar, kushtet e jetës dhe të punës së detarëve, etj.
Ushqimi, Brace: Te diskutojme per ata qe nuk kane me se te ushqehen
Axhenda e punimeve parlamentare vijoi më pas me diskutimin e pr/ligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore”, me pr/ligjin "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për njohjen dhe zbatimin e vendimeve në lidhje me detyrimet ushqimore".
Brace theksoi se paresore eshte diskutimi si te mbrohen te varferit ne fshat, ata qe nuk perfitojne as ndihma sociale pasi njihen se kane prona si token dhe ne fakt, sic tha deputeti socialist, varferia ne keto familje ben kerdine.
“Pensionistë dhe të mitur, ka familje në fshat ku familjet e tyre janë konsideruar të punësuar se kanë toka, por janë në varfëri të plotë. Unë do tju referoja në atë që sjel në evidencë media. Imagjinoni një fëmijë 10 vjec që në gjatë gjithë jetës së tij nuk ak ngrënë një kokërr vezë, por buke thatë bukë misri, imagjinoni kur kurva e rritjes së cmimeve arrin majat dhe në këto familje nuk ka asnjë ndëerhyrje. Banka botërore dhe vende më të mëdha se Shqipëria diskutojnë vazhdimisht për këtë cështje, për ushqimin, për kategoritë ne nevojë, por ne nuk diskutojmë asgjë nga këto që kemi present cdo ditë të jetës.
Nderkohe do shqyrtohen dhe disa ndryshime në ligjin "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore".
Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon dhe votimin e pr/vendimit "Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për hetimin e drejtimit dhe veprimtarisë së organeve drejtuese dhe shërbimeve të Kuvendit për periudhën shtator 2005 - dhjetor 2010", e kërkuar nga deputetët e opozitës.
Punimet e Kuvendit do të mbyllen me diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës.
(d.b/BalkanWeb)