Kuvend, sot seanca e fundit, 21 projektligje për miratim
Sot, në Kuvend, përballja e fundit mes PD-PS për legjislaturën e 17-të. Dita e sotme do të mbledhë për herë të fundit 140 ligjvënësit në Parlament për t‘i shpërndarë më pas në fushatën maratonë të zgjedhjeve elektorale për Parlamentin e ri të pas 28 qershorit. Seanca plenare në Kuvend do të mblidhet pasditen e 11 majit dhe përfshin një kalendar të ngjeshur pune.
Sipas axhendës zyrtare trijavore të Kuvendit, seanca parlamentare parashikon një rend dite me rreth 15 pika, ku do të shqyrtohen një numër projektligjesh, si ai "Për gjykatat administrative", "Për tregtinë elektronike" dhe "Për gjendjen civile". Gjithashtu, Kuvendi pritet të ratifikojë dhe një sërë marrëveshjesh që lidhen me projekte në fushën ekonomike dhe sociale. Punimet e Kuvendit të Shqipërisë do të mbyllen nesër zyrtarisht për t‘ia lënë vendin fushatës elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit. Seanca e 11 majit do të jetë e fundit për legjislaturën e 17 dhe e fundit me këtë përbërje deputetësh deri pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Ligjvënësit kanë vendosur të mbyllin aktivitetin e tyre parlamentar me një seancë maratonë me orë të zgjatura dhe me 21 projektligje për të miratuar.
Të majtët do t‘i rikthehen opozitës aktive, duke qenë të pranishëm gjatë gjithë seancës, për të bërë bilancin e katër viteve dhe për të kundërshtuar marrëveshjet e kredisë të kërkuara nga qeveria për të financuar projektet e saj.
Axhenda
Seanca e sotme parlamentare, e cila i fillon punimet në orën 18.00, do të ketë 21 pika për t‘u miratuar.
Gjatë saj do të miratohet projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes në kuadër të huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEDB) për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe vendore". Në seancë do të dominojnë një sërë vendimesh për marrëveshjet e huasë të marra nga qeveria. Në axhendën zyrtare të Kuvendit janë shënuar edhe një sërë projektligjesh të tjera si "Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative", projektligji "Për tregtinë elektronike", "Për gjendjen civile", "Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit", "Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare‘, të ndryshuar", Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8530, datë 23.9.1999, "Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë", projektligji "Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave". Vendimet më të fundit të miratuara në Këshillin e Ministrave kanë zënë "derën" e Kuvendit, ku presin miratimin urgjent projektligji për trajtimin të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension. Në axhendë është përcaktuar edhe projektligji "Për një shtesë në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008 ‘Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore‘". Projektligji "Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë", dhe projektligji "Për shëndetin publik".