E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL miraton listën e kandidatëve për deputetë

Partia Lëvizja e Legalitetit miratoi dje listat shumemërore të kandidatëve me të cilat do të konkurrojë në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia, tha se pas përzgjedhjes nga organet e bazës, PLL bën gati listën prej 140 kandidatësh në të 12 qarqet e vendit. "Partia Lëvizja e Legalitetit shpreh bindjen se ekipi i kandidatëve të saj për zgjedhjet parlamentare do të kontribuojë në fitoren e koalicionit të djathtë në përgjithësi", tha kryetari Spahia. Sipas tij, "fitorja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe ripërtëritja e mandatit qeverisës do të krijojë mundësinë që sipas marrëveshjes elektorale me PD-në, PLL të jetë partnere në bashkëqeverisjen e vendit, në hartimin e programit qeverisës dhe përfaqësimin e saj në të gjitha nivelet e qeverisjes së vendit, sipas peshës politike që do të dëshmohet nga zgjedhjet e 28 qershorit". PLL dhe PD nënshkruan më 1 maj marrëveshjen elektorale të bashkëpunimit në kuadër të koalicionit të djathtë për zgjedhjet e përgjithshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›