E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Nuk mund të jesh lider, kur je i blerë

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka akuzuar nga Shkodra, kreun e Bashkisë së Tiranës. "Diferenca kryesore midis PD-së dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës është motivi që e çon përpara Partinë Demokratike", u shpreh Topalli. Në fjalën e saj, nënkryetarja e PD-së theksoi se "kryebashkiaku i Tiranës ka vetëm një motiv: ryshfetet dhe korrupsionin, që do të thotë të të blejnë. Një vlerë nuk mund të ketë kurrë motiv kur je i blerë dhe nuk mund të jetë kurrë lider, as nuk mund të udhëheqësh kurrë një parti e aq më pak një vend". Kryetarja e Kuvendit premtoi nga Shkodra se vitin e ardhshëm, shqiptarët do të lëvizin pa viza drejt Evropës.

"Për familjarët, për nënën e këtyre fëmijëve, për motrën dhe për vëllain, nuk ka gjë më të rëndësishme se të bësh të mundur që ata të lëvizin pa viza, që ata të mos rrinë në radhë përpara ambasadave. Unë ju them sot këtu në Shkodër që, vitin e ardhshëm, ne do të bëjmë të mundur që shqiptarët të lëvizin pa viza, që studentët të lëvizin pa viza, që fëmijët të lëvizin pa viza", u shpreh ajo.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›