Kuvendi: Prokuroria të përgjigjet për kërkesën që ka bërë mbi imunitetin e Lesit
09/03/2005 Deputetët e opozitës kanë kërkuar hetim edhe për Kryeministrin Nano
Këshilli i Rregulloreve dhe i Mandateve ka kërkuar dje që, gjatë diskutimit për heqjen e mandatit të Nikollë Lesit, të paraqiten dhe përfaqësuesit e Prokurorisë, që duhet të sqarojnë kërkesën e dorëzuar në Kuvend. Gjithashtu, deputetët e opozitës kanë kërkuar që në këtë proces t'i hiqet imuniteti si Nikollë Lesit ashtu dhe Fatos Nanos, në mënyrë që hetimet të jenë sa më të drejta dhe realiste. Megjithatë, dhe mbledhja është shtyrë, pasi deputeti Lesit nuk u paraqit në këtë mbledhje të parë. Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, njëkohësisht dhe kryetar i këtij këshilli, tha se prezenca e deputetit në sallë nuk ishte e domosdoshme dhe se komisioni mund të vazhdonte punën dhe pa të. "Rregullorja nuk përcakton që për heqjen e imunitetit të jetë prezent dhe ai gjatë diskutimit. Ne po të mundohemi ta bllokojmë këtë proces, sërish çështja do të shkojë në seancë dhe është parlamenti ai që vendos", tha Pëllumbi. Por, deputetët e opozitës nuk ishin dakord me propozimit e Pëllumbi, të cilët u shprehën se pjesëmarrja e deputetit Lesi në punimet e komisionit do të ndihmojë më shumë për sqarimin e rrethanave. Propozimin e opozitës e mbështetën dhe deputetët socialistë Luan Rama, Lekë Çukaj dhe Flamur Rogu. Një pikë tjetër, ishte kërkesa për rrëzimin e kërkesës së prokurorisë, që për deputetët e opozitës nuk ishte korrekte. Sipas deputetit të PBL, Arjan Starova, formulimi i aktakuzës nuk është konform normave juridike, në pjesën që ka të bëjë me firmën e hedhur në transkriptin e bisedës Nano–Abdiu. "Unë mendoj se nuk është aspak serioze që prokuroria të shprehet në mënyrë evazive, si për shembull ´nuk duhet të jetë firma e Sokol Koçiut´ e të tjera si këto", tha Starova. Për këtë qëllim, deputeti socialist, Lekë Çukaj, kërkoi që, veç prezencës së Lesit në sallë, të vijë dhe një përfaqësues nga Prokuroria shqiptare. Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme ka ardhur pas denoncimit që kanë bërë në Prokurorinë e Tiranës, Kryeministri Nano dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, sipas të cilëve, deputeti Lesi ka shpifur në leximin e një transkripti bisede, që ka të bëjë me trafikun e armëve.