E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ruçi: Në PS kanë nisur konkurimet

09/03/2005  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka theksuar gjatë një prononcimi televiziv, se strukturat socialiste tashmë kanë nisur përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Sipas tij, elektorati është duke konkluduar mbi konkurrentët e paraqitur, dhe se do të jetë Kongresi që do të zbardhë emrat. Nga ana tjetër, ai ka pranuar se mund të ketë eliminim dhe të deputetëve aktualë në procesin përzgjedhës. Ruçi bën të ditur se për zgjedhjet parlamentare, socialistët do të paraqiten me përfaqësues nga fusha të ndryshme të shoqërisë, duke përfshirë çështjet sociale, ekonomistë dhe juristë. Gjithsesi, ai tha se në këtë përzgjedhje të re do të ketë përshtatje të kandidaturave me ndarjen e re zonale, pasi do të jetë elektorati që do të shprehet dhe për konkurrentët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›