E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkupi ndjek me ankth Kosovën

09/03/2005  Pas dorëheqjes së Haradinaj, në Shkup janë ndjerë lëkundjet e para politike. Disa maqedonas, ndër ta edhe Sasho Ordanovski, që paralajmëron një tubim prej më shumë se 300 mijë vetësh në përcjelljen e Kryeministrit Haradinaj për në Hagë, paralajmërojnë, ose dëshirojnë të ndodhin trazira në Kosovë, dhe sidomos në Pejë, në Deçan e në Prishtinë. Ali Ahmeti, lider i shqiptarëve të Maqedonisë, në reagimin e tij ka deklaruar se shpreson që "Haradinaj në Gjykatën e Hagës do ta dëshmojë edhe një herë se lufta e popullit të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe i apeloi gjithë popullatës shqiptare këtu, sidomos miqve të tij, ndër të cilët jam edhe unë, që dorëheqjen e Haradinaj ta pranojmë si realitet dhe me gjakftohtësi, si edhe një skarificë të tij për Kosovën". Ndërkohë Shërbimet maqedone të Sigurimit po e vëzhgojnë me një intensitet më të madh zhvillimin e ngjarjeve të fundit në Kosovë. Ndërsa ish-ministër i Brendshëm dhe i Jashtëm i Maqedonisë, Lubomir Fërçkovski, ka vlerësuar se beson që nuk do të ketë trazira në Kosovë, por pala shqiptare, do ta shfrytëzojë edhe këtë rast për pavarësim më të shpejtë tëë Kosovës. Fërçkovski tha se rëndësia e kësaj qëndron në faktin se me zgjidhjen e përshkrimit të kufirit mes Kosovës e Maqedonisë do të sigurohej garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë nga ana e Kosovës, ndërkaq lidhur me Gjykatën e Hagës ai tha se "si Ahmeti, që ka shkuar ta përcjellë mikun e tij, Haradinajn, për në Hagë, që edhe se pret që së shpejti edhe Arbën Xhaferi ta përcjellë shokun e tij, Komandant Lekën në Hagë". Kabineti i Kryeministrit të Maqedonisë, Vllado Buçkovski, nuk doli me ndonjë reagim për këtë punë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›