Rexhepi: Të arrestohen autorët e dhunës
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, u ka bërë thirrje strukturave ndërkombëtare, por edhe Policisë së Kosovës që të arrestojnë autorët e dhunës së Mitrovicës. Komiteti për Siguri, ku marrin pjesë edhe përfaqësues të strukturave politike dhe të sigurisë, ka vlerësuar dje se gjendja e sigurisë në Mitrovicë mbetet e tensionuar pas incidenteve që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në veri të qytetit. Kryetari i Mitrovicës, Bajram Rexhepi, tha se grupe të caktuara e të organizuara serbe në veri janë duke bërë incidente me qëllim të tensionimit të situatës, ku më pas e pësojnë banorët e pafajshëm. Kryetari Rexhepi apeloi për vetëpërmbajtje të popullatës në atë pjesë të qytetit ku përballen me provokime të përditshme. "Banorët duhet të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe EULEX-in, në mënyrë që këtyre strukturave të sigurisë t‘u lehtësohet veprimi dhe kryerja e përgjegjësive që kanë", ka thënë Rexhepi. Ai theksoi se këto struktura kanë qenë mjaft efikase dhe kanë reaguar shpejt gjatë këtyre ditëve sa ka pasur tensione, duke mos lejuar përshkallëzimin e situatës. Në lidhje me kërkesat e banorëve për kompensimin e dëmeve që kanë pësuar nga dhuna e ditëve të fundit, kryetari Rexhepi tha se do të shqyrtohen mundësitë që ka komuna, si dhe do të kontaktohet me qeverinë e Kosovës për këtë çështje.
Ai përmendi edhe ankesat e banorëve të fshatrave të veriut, Suhadoll, Vidimriç e Gushavc, për bllokimin e urës që lidh këto fshatra me jugun e qytetit nga KFOR-i, në rastet kur ndodhin incidente. Rexhepi tha se banorët shqetësohen meqë kanë familjarët matanë Ibrit, prandaj do të ishte mirë që qarkullimi të mos bllokohej për banorët, përderisa kontrollimet janë të kuptueshme. Ai kërkoi nga strukturat e sigurisë që t‘i identifikojnë sa më parë personat që janë duke bërë këto incidente. "Identifikimi dhe arrestimi i tyre do të ishte mesazh i mirë për të gjithë keqbërësit, në të kundërtën ata do të trimërohen për të vazhduar me probleme", tha Rexhepi.
Përfaqësuesja e Policisë Rajonale në Mitrovicë, majore Afërdita Mikullovci, tha se hetimet për të gjitha këto raste që kanë ndodhur këto ditë në veri janë duke vazhduar dhe janë identifikuar disa persona të dyshimtë, të cilët kryejnë veprime kriminale. Përfaqësuesit e KFOR-it përsëritën se ata janë të përkushtuar dhe të gatshëm, që në bashkëpunim me EULEX-in të ndërhyjnë në çdo rast për ta parandaluar destabilizimin e situatës. Në këtë takim të Komitetit për Siguri mori pjesë edhe Adem Mripa, përfaqësues i banorëve të Lagjes së Boshnjakëve, i cili tha se vetëm gjatë 10 ditëve të fundit ai është sulmuar 7 herë. "Më kanë sulmuar dhe provokuar në mënyra të ndryshme, më kanë gjuajtur me gurë, me armë, më kanë kërcënuar në telefon etj.", ka thënë Mripa. Ai falënderoi KFOR-in për angazhimin e këtyre ditëve, duke kontribuuar në mbarëvajtjen e gjendjes. Në anën tjetër, ai tha se është shumë me rëndësi që në zonat e ndjeshme në veri, të cilat janë të banuara me popullatë të përzier, të jenë të pranishëm edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.
Kryeministri
Thaçi, 100 mijë euro për të dëmtuarit
Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë një veprim të menjëhershëm për dëmshpërblimin e banorëve të qytetit verior të Kosovës, që u prek nga dhuna pak ditë më parë. Zyra për informim pranë Kryeministrit, bëri të ditur se Kryeministri i qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë 100 (njëqind) mijë euro për pronarët e lokaleve të dëmtuara në Mitrovicë. "Me rastin e dëmeve të shkaktuara në lokalet e pronarëve dhe bizneseve private në Mitrovicë, Kryeministri i qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori vendim për ndarjen e njëqindmijë eurove për kompensim të dëmeve", thuhet në një komunikatë për media.