PD: Igli Toska, anëtar i "Hakmarrjes..."
21/01/2005 Partia Demokratike ka akuzuar dje me anë të zëdhënësit të saj, deputetit Edi Paloka, ministrin e Rendit, Igli Toska, si anëtar të organizatës "Hakmarrja për Drejtësi".
Deklarata
Forca më e madhe opozitare në vend, ka reaguar dje ndaj deklaratave të ministrit të Rendit, Igli Toska, të bëra një ditë më parë në Shkodër, gjatë takimit me efektivat policore në këtë qytet. Zëdhënësi Edi Paloka, u shpreh se kreu aktual i Rendit, jo vetëm që njihet si trafikant i drogës gjatë kohës që ishte në detyrën e anëtarit të KQZ-së, por, sipas saj, ka prova që ka qenë anëtar i organizatës kriminale "Hakmarrja për Drejtësi". "Rikujtojmë se në krye të Rendit në qeverinë shqiptare qëndron njeriu, i cili, sipas opozitës, por sipas anëtarëve të Kryesisë së PS-së, ka qenë një trafikant droge me pasaportë false në Londër. Anëtar i "Hakmarrjes për Drejtësi", transferues i parave të tyre në Zvicër, në kohën që gëzonte lehtësira diplomatike si anëtar i KQZ-së", tha zëdhënësi i PD-së. I pyetur nga gazetarët rreth këtij argumenti, Paloka u shpreh se, këto akuza janë hedhur fillimisht nga anëtarët e Kryesisë së PS-së, por, sipas tij ekzistojnë dhe prova që e vërtetojnë këtë fakt. Më tej, ai saktësoi se EUROPOL vetëm një ditë më parë ka njoftuar se mafia shqiptare renditet e treta në Evropë, për sa i përket aktivitetit të saj dhe përgjegjës për këtë gjendje është kreu i Ministrisë së Rendit. "Njeriu që ndërkohë akuzohej nga EUROPOLI se kishte renditur mafien shqiptare të tretën në Evropë si bandit ordiner, tentoi të provokonte Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë me deklaratën e pregatitur në zyrën e Fatos Nanos. Duke parandjerë humbjen dhe papërgjegjësinë ligjore që prek atë direkt, ky njeri po përpiqet ta kthejë policinë në një bandë kriminale, për ta përdorur kundër opozitës. Kjo është një tjetër damkë e zezë që i vihet shqiptarëve dhe Shqipërisë, që në vitet e fundit po renditet gjithnjë e më shumë në vendet e para të listave të zeza. Shkaku kryesor i këtij fenomeni, janë qeveritarët tanë, të cilët kupolën qeverisëse e kanë kthyer në kupolë të mafias, nëpërmjet lidhjeve të tyre të drejtpërdrejta me krimin", tha Paloka. Ai përfundoi duke thënë se, PD-ja është e bindur se pre e këtyre provokimeve nuk do të bien as qytetarët dhe as punonjësit e ndershëm të policisë, duke i ftuar në të njëjtën kohë shqiptarët, që së shpejti t'u japin përgjigjen e merituar kupolës së mafias që ka uzurpuar pushtetin në Shqipëri.
Ministria e Rendit hesht
Ministria e Rendit Publik nuk ka dhënë asnjë sqarim për akuzën e bërë dje nga zëdhënësi për shtyp i Partisë Demokratike. I kontaktuar në linjë telefonike nga gazeta "Metropol", zëdhënësi i dikasterit blu, Florion Serjani, është shprehur se deri në orët e vona të mbrëmjes, Igli Toska nuk e ka ngarkuar të japë ndonjë sqarim zyrtar. "Nuk do të reagojmë. Të paktën deri tani nuk më kanë lajmëruar të deklaroj zyrtarisht versionin e Ministrisë së Rendit për akuzën e Edi Palokës ndaj Toskës", përfundoi Serjani.
Kush është "Hakmarrja për Drejtësi"
Organizata "Hakmarrja për Drejtësi shqiptare", doli në skenë për herë në parë në vitin 1996. Si anëtarë të saj u akuzuan Leart e Orik Shyti, Kreshnik Spahia, Altin Arapi, Gëzim Gjonaj, Enkelejd Agai, vëllezërit Novruzi. Mbi anëtarët e "Hakmarrjes" rëndojnë shumë akuza, ndër të cilat vrasje, pengmarrje, grabitje me armë, me dhunë, armëmbajtje etj. Veç Gëzim Gjonajt, që gjendet i burgosur, aktualisht në Shqipëri dhe Agaj që u gjet i vrarë, të tjerët gëzojnë lirinë jashtë shtetit.