Kuvendi i heq imunitetin deputetit të LSI, Nikollaq Neranxi

Neranxi: Vendimi i Kuvendit për arsye politike dhe xhuveliane
Gjatë seancës së djeshme, Parlamenti miratoi me 62 vota pro heqjen e imunitetit të deputetit të LSI, Nikollaq Neranxi, i cili do të hetohet nga prokuroria për evazion fiskal. Deputeti Neranxi e cilësoi vendimin si politik, ndërsa deklaroi se nuk kishte nevoje për imunitetin për të treguar se ishte i pafajshëm. Në ofezë, Neranxi tha se veprimi ndaj tij është ndërmarrë nga persona që ai i ka goditur dikur, e nuk ka harruar të përmendë këtu ministrin e Mjedisit, Lufter Xhuveli, i cili deri pak kohë më parë ka qenë kryetari i partisë ku ai aderonte. Kush e sajoi skenarin e ulët kundër meje? Pse u hap në fund të mandatit? Të gjitha këto pyetje e gjejnë lehtësisht përgjigjen, pasi unë jam deputeti që kam dëshmuar qëndresë në artikulimet e mia politike. Unë isha i pari që denoncova shitblerjen në politikë dhe dukurinë e xhuvelizmit. Duke mos marrë parasysh pasojat, për këtë lëvizje kurajoze më pas do të kisha shumë pasoja, tha Neranxi, duke deklaruar se një sulm i egër shtetëror u bë ndaj familjes sime. Penalitete të tëra u bënë në administratën fiskale, bllokime në rrugë, dogana, porte, dyqane. Kjo ishte prova e parë e ndeshjes me xhuvelizmin, i cili kishte nisur mësymjen ndaj meje në bashkëpunim me ministrinë e Financave. Më pas, ai deklaroi se skenari ndaj tij është sajuar pasi politika ka kërkuar ta përdorë, por ai nuk është bërë pjesë e asnjë loje të saj. Kjo kërkesë e ardhur befasisht prej Prokurorisë së Përgjithshme në parlament është ideuar dhe vënë në lëvizje vetëm për shkaqe dhe qëllime të pastra politike. Dua që në fillim të jem lehtësues i procedurës të cilën kryetarja e këtij parlamenti e ka pasur me pasion për ta kryer një orë e më parë për interesa që lidhen me ortakë të saj politikë, tha Neranxi, duke shtuar se unë nuk kam nevojë për imunitet dhe këtë e kam provuar dhe vazhdoj ta provoj jashtë dyerve të kësaj godine. Imuniteti ka qenë dhe mbetët gjëja më pak e rëndësishme për kaq kohë sa kam qenë deputet. Ai sqaroi edhe se përfaqësimi që i ka bërë zonës sime në mënyrë të denjë është provë për mënyrën sesi deputeti duhet ti qëndrojë pranë elektoratit. Por ai po sulmohet për demaskimin që i ka bërë qeverisë dhe skandaleve të saj në vitet që ai ka qenë në politikë. Isha i pari që denoncova kryebashkiakun politik të Himarës për tokat e bregdetit, gjë e cila ka shfaqur pakënaqësi, por ama nga mostërheqja ime nga ky denoncim bëri q렠 të zbardhen shumë të vërteta me abuzimet në këto toka, vijoi Neranxi. Heqja e imunitetit të deputetit Neranxi, që u bë me votim të fshehtë me elektronikë, u parapri nga leximi në seancën e djeshme e raportit të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit për këtë çështje nga anëtari i tij, deputeti Ilir Bano. Sipas raportit, heqja e imunitetit, është kërkuar nga organi i akuzës pas dyshimeve për mosdeklarim të mallit të deputetit Neranxi, në doganën e Kapshticës. Heqja e imunitetit ndaj deputetit të LSI, Nikollaq Neranxi është rasti i tretë kur parlamenti ka votuar pro heqjes së imunitetit të deputetit pas kërkesave që kanë ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme. Kërkesa për heqjen e imunitetit nuk është gjë tjetër veçse dënim për opozitarizmin e pastër dhe ndëshkim nga ata që janë demaskuar prej figurës së deputetit.
Në Qershor 2008-Fatmir Mediu, Kuvendi voton pro heqjes së imunitetit të tij parlamentar për t'i hapur rrugën hetimeve nga Prokuroria për zbardhjen e ngjarjes së Gërdecit. Ndërsa në Dhjetor 2007 Lulzim Bashës i hiqet imuniteti i deputetit pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për ndjekje penale ndaj tij lidhur me fondet e rrugës Durrës-Kukës, në periudhën kur ai ishte ministër i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve.