Xhaferri: Taksa e votës, fasada që përdor Rama për të fshehur hallet e tij
Deputeti i partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferri ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës për afera korruptive në dhënien e lejeve të ndërtimit. Duke u ndaluar tek mbledhjet e fundit të KRRT të Tiranës, Xhaferri ka veçuar se Rama prej shumë kohësh e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës, në një mekanizëm abuzimi ndaj të drejtave të qytetarëve. Lejet e ndërtimit janë kthyer në burim të mirëfilltë fitimi. Më 21 mars, ditën e dileë studioi Atelier ka paraqitura gjashtë projekte, që janë votuar nga anëtari i kësaj KRRT.
Studio e Artan Shkrelit ka paraqitur 3 projekte, që janë votuar prej tij. Ditën e Pashkëve, 14 prej tyre votoheshin e fitoheshin nga Eftimiu, nga 30 lejet e ndërtimit, 19 prej tyre i merrte Rama- Eftimiu, ka theksuar Xhaferri duke shtuar se lejet e dhënë nga KRRT janë për kartelin Rama. Sipas tij, KRRT e Bashkisë së Tiranës, lejet e Ramës janë dhënë në mënyrë të paprecedente, ku veçon faktin se anëtari voton dhe i jep vetes shumë leje ndërtimi. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat ka theksuar se modeli në vendimmarrje po tregon se kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka shndërruar këtë sektorë në pronën e tij private, ku nga njëra anë jep leje ndërtimi dhe nga ana tjetër ka penguar miratimin e planit të ri rregullues prej disa vitesh. Edhe pse sipas Xhaferrit qeveria dhe donacionet e huaja kanë dhënë rreth 1.5 milionë dollarë, plani i ri rregullues është bllokuar nga Rama dhe nuk paraqitet. Fenomene të tilla janë ndeshur gjatë gjithë periudhës së drejtimit të tij në këtë bashki, gjykojmë se duhet të ndërmerren hapa ligjorë për parandalimin e fenomeneve të tilla, ka theksuar Xhaferri. Ndër të tjera, ai ka sqaruar qëllimin e këtij komisioni hetimor që ka të bëjë me dhënien e lejeve në mënyrë abuzive si dhe bllokimin e rregullimit të planit të Tiranës. Ndër të tjera, deputeti Xhaferri në fjalën e tij në seancën plenare të radhës, gjatë diskutimit të lirë ka përmendur edhe çështjen e taksës së votës. Sipas tij, opozita nuk është e shqetësuar vërtetë për çmimin e kartës, por i cilësoi ato si fasada që përdor Rama për të fshehur hallet e tij. Problemi i parë madhor është komisioni hetimor. Nuk e di sesi mund të mbrohet tjetri duke thënë se do të jenë zgjedhjet dhe mund të lëmë të vjedhë. Çfarë është pavarësia e pushtetit vendor? Licensë për të bërë korrupsionin?, ka deklaruar Xhaferri, i cili shtoi se nuk mund ta shpëtojë dot as nga zgjedhjet dhe as nga pavarësia. Si çështje të dytë të Ramës, ai ka përmendur zgjedhjet e 28 qershorin, që sipas Xhaferrit kreu i opozitës e ka kuptuar që qytetarët shqiptarë në këto katër vite kanë fituar shpresën që e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja si dhe kthimi i besimit se korrupsioni po luftohet. Në këtë drejtim Xhaferri ka përmendur sipërmarrjen e qeverisë shqiptare për rritjen e pagave në administratë, për rritjen e pensioneve, zgjidhjen e energjisë elektrike. Ndër të tjera, deputeti demokrat ka theksuar se në gjashtëmujorin e dytë do të liberalizohen vizat, ku sipas tij çdo familje shqiptare e di që edhe në katër vitet e ardhshme do të udhëheq kryeministri aktual.