E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat, zbulohet pakti PD-PS

Tërheqja e PS-së nga votimi i ligjit “Për Taksat Vendore” ka zbuluar paktin mes dy partive më të mëdha në vend. 

bledar hoti

Maxhoranca akuzon PS-në për prishjen e paktit për projektligjin e ri "Për taksat vendore". Ky projektligj ka qenë objekt i debateve të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës, çka ka detyruar më në fund përfaqësuesit e qeverisë të tërheqin votimin e projektligjit, për shkak të mosdhënies së konsensusit në Parlament. Akuza më e ashpër ka qenë nga ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili deklaroi në seancë se projekti për rritjen e taksave kishte bekimin e liderit të PS-së, kryebashkiakut Edi Rama. "Meqenëse këtu nga opozita u anatemua drafti i formuluar po prej përfaqësuesve të tyre, në emër të qeverisë, dëshiroj të tërheq draftin. Strategjia juaj e barazisë është boshe, pasi e provuat atë në zgjedhjet lokale të 2007 dhe do ta provoni përsëri. Ne duke e ditur se është e domosdoshme konsensusi me ju iu adresuam liderit tuaj, iu adresuam për të marrë pjesë dhe mori pjesë në grupin e punës për hartimin e këtij ligji", deklaroi Bode. Por Bode theksoi se më pas se "Ka qenë një ligj, i cili është ndërmarrë në bashkëpunim me opo-zitën, midis qeverisjes qendrore dhe të zgjedhurve lokale. Sikurse e dini, PS dhe PD kanë një marrëveshje të deklaruar për të ndërmarrë një bllok reformash për ndryshime në pesë fushat kryesore dhe që janë diskutuar në Kuvendin e Shqipërisë, një prej tyre ka të bëjë me nevojën për të thelluar reformën e decentralizimit për pushtetet. Meqenëse këtu nga opozita u anatemua drafti i formuluar po prej përfaqësuesve të tyre në emër të qeverisë dëshiroj të tërheq draftin. Duke pritur vendimin për konsensus nga ana e juaj në komisionin parlamentar të Ekonomisë", deklaroi Bode. Një deklaratë e tillë solli reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët e cilësuan si të pavërtetë. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj e hodhi poshtë qëndrimin e Bodes, duke u shprehur se "ka vetëm një marrëveshje para dy viteve për procesin e decentralizimit dhe të ndarjes territoriale". "Nuk duhet të ngatërroni këto marrëveshje me ndonjë pakt të dy viteve më parë, nëse jeni angazhuar seriozisht për reformat atëherë ejani dhe diskutojmë", deklaroi Leskaj. Opozita kontestoi më tepër dyfishimin e taksës për tokën bujqësore, duke e cilësuar si mjaft të dëmshme. Këtu u fokusuan më tepër qëndrimet e deputetëve të opozitës Malaj, Kocci, Hysa, Leskaj.

replika bode-leskaj

Ridvan Bode: Sikurse e dini PS dhe PD kanë një marrëveshje të deklaruar për të ndërmarrë një bllok reformash, për ndryshime në pesë fushat kryesore dhe që janë diskutuar në Kuvendin e Shqipërisë, një prej tyre ka të bëjë me nevojën për të thelluar reformën e decentralizimit për pushtetet. Meqenëse këtu nga opozita u anatemua drafti i formuluar, po prej përfaqësuesve të tyre në emër të qeverisë, dëshiroj të tërheq draftin. Ne duke e ditur se është domosdoshme konsensusi me ju iu adresuam liderit tuaj, iu adresuam për të marrë pjesë dhe mori pjesë në grupin e punës për hartimin e këtij ligji.

Valentina Leskaj: Nuk ka asnjë marrëveshje. Ka një pakt të pesë viteve më parë për reformat dhe decentralizimin prej pesë pikash. Kreu i PS-së dy vjet më parë kërkoi reforma për pesë pika madhore dhe PD nuk iu përgjigj asnjëherë. Ligji i juaj i paraqitur është i dështuar.

Tabela e taksave

    Përsa i përket taksës së ndërtesës, nuk do të ketë më klasifikim të tyre në banesa para vitit 1993, ku çmimi ishte 15 lekë/m2 dhe banesa pas vitit 1993 me çmim 30 lekë/m2.
    Qytetarët e Tiranës do të paguajë si taksë për banesat 45 lekë për metër katror, nëse ato ndodhen jashtë unazës dhe 65 lekë për metër katror, nëse ndodhen brenda unazës.
    Qytetarët në bashkitë e Vlorës, Fierit, Sarandës, Pogradecit, Korçës, Elbasanit, Beratit, Lushnjës, Gjirokastrës, Shkodrës, Kavajës dhe Lezhës do të paguajnë si taksë vjetore për banesat 24 lekë/m2.
    Në bashkitë e tjera çmimi llogaritet
    në 12 lekë/m2.
    Parashikohet edhe vendosjen e një takse të re për ndikimin në infrastrukturë, që do të zbatohet tek ndërtimet e reja dhe që do të jetë 6 për qind për kryeqytetin dhe 4 për qind për bashkitë e tjera.
    Për tokën bujqësore parashikohet një dyfishim të taksës për fshatarët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›