E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton kalendarin e punimeve 3 javore

Kuvendi ka miratuar ditën e djeshme kalendarin e punimeve për periudhën 23 prill-15 maj. Kjo periudhë përfshin një axhendë të ngjeshur për deputetët, të cilët përmbyllin tashmë mandatin e tyre katërvjeçar. Në këtë mënyrë, kalendari i punës së Kuvendit për ditët në vijim, që janë dhe të fundit për këtë sesion dhe për legjislaturën e XVII-të, parashikon shqyrtimin e një sërë p/ligjesh të sjella nga qeveria, si dhe raportimin vjetor në parlament të institucioneve të pavarura. Veprimtaria në komisionet e përhershme të Kuvendit do të vijojë me shqyrtimin e projektligjeve që lidhen me reformën në drejtësi, si ai Për Gjykatat Administrative, me nisma për projekte në fushën ekonomike, si p/ligji Për taksat kombëtare, Për krijimin e Qendrës së Panaireve të Ekspozitave Tregtare, Për tregtinë elektronike, Për Shërbimin Postar, etj. Po ashtu, i një rëndësie të veçantë është dhe drafti Për shëndetin publik, si dhe drafti Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare, etj. Gjatë periudhës 3 javore do të zhvillohen seanca dëgjimore me drejtues të KLSH-së, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›