E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratimi i telefonisë së 4 celulare, objekt debati parlamentar

Kuvendi ka miratuar në seancën e djeshme plenare, me votat e mazhorancës projektligjin Për dhënien e së drejtës së përdorimit, për 15 vjet, në brezin e frekuencave e GSM dhe GSM 1800, kompanisë PTK, pra futjen e operatorit të katërt celular në tregun shqiptar. Kryeministri Sali Berisha tha gjatë debatit në Kuvend tha se janë bërë përpjekje për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga licenca e operatorit të katërt, ndërsa theksoi se nuk është bërë asnjë lëshim ndaj askujt dhe kompania fituese ofroi çmimin më të lartë. Me nota të ashpra ai akuzoi kryetarin e socialistëve se ngre zërin kundrejt çdo koncesioni që është dhënë në vend duke e quajtur këtë veprim të rrezikshëm. Unë do tu them shqiptarëve një gjë. Pati përpjekje të papranueshme për të marrë licencën. Unë them se këta zotërinj janë shumë të rrezikshëm, flasin për rimbursim dhe sulmojnë koncesionet. Nuk është bërë asnjë lloj lëshimi, as më i vogël, ndaj askujt, por janë bërë përpjekje gjatë procesit të këtij licencimi nga më të papranueshmet për të përfituar në mënyrë të paligjshme licencën. Kemi të bëjmë me një politikë e përcaktuar nga një binom, Edvin Koço, kjo është e vërteta, tha Berisha sipas të cilit për akuzat që i bëhen qeverisë ka një politike të përcaktuar mirë. Ndërkohë që kryetarja e grupit të PS-së, që në fillim të fjalës deklaroi se miratimi është bërë fshehtas, duke përfituar nga mungesa e deklaruar e opozitës në komision, për shkak të debatit të kartave. Ndërsa Neritan Ceka, në emër të grupit demokristian gjatë fjalës së tij ka mbështetur operatorin e katërt të telefonisë celulare, si e para herë që një kompani shqiptare futet në treg. Gjendja e telefonisë celulare ndryshoi me kalimin e operatorit te tretë në treg, ka theksuar Ceka, duke e cilësuar të habitshëm qëndrimin e Partisë Socialiste. Qeveria zgjodhi që licenca ti jepet për 15 vjet PTK.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›