Kuvendi miraton ndarjen zonale
.jpg)
04/03/2005 LZHK dhe LSI kundërshtojnë variantin e nënshkruar nga Prezenca e OSBE, PS dhe PD
93 vota pro dhe 9 kundër konfirmojnë reformën elektorale
Kuvendi i ka dhënë fund dje diskutimeve mbi ndarjen zonale, duke e miratuar draftin e paraqitur prej OSBE-së në bashkëpunim me PD dhe PS-në, me 93 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenime. Deputetët Maksim Begeja, Sadedin Balla, Bahri Kollçaku, Ethem Fejzollari, Eqerem Spahia të LZHK-së, Hasan Hoxha dhe Mezan Malaj të PS-së si dhe Spartak Braho dhe Eduart Alushi të LSI-së kanë votuar kundër ndarjes së re elektorale, ndërsa e kanë cilësuar një marrëveshje për të ndarë në tryezë mandatet e deputetëve. Me këtë argument dhe deputetët Paskal Milo, Teodor Laço, Neritan Ceka, Gaqo Apostoli, Lufter Xhuveli kanë votuar abstenim, duke theksuar se nuk mund të bëhen pjesë e marrëveshjeve të tilla.
Debatet
Krerët e Grupeve parlamentare nuk kanë lejuar që debatet mbi këtë pikë të zgjateshin, jashtë parashikimeve. Kundërshtarët e ndarjes së re elektorale kanë diskutuar vetëm përreth 20 minuta, duke ia lënë gjithçka në dorë votimit. Ndërsa pas këtij procesi, Kryetari i Kuvendit ka theksuar se ky vendim ishte dhe përfundimi i reformës elektorale që ka kërkuar Bashkimi Evropian për Shqipërisë. Në të kundërt me këtë qëndrim, kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, Sabit Brokaj, është shprehur se drafti i paraqitur përfaqëson vetëm interesat e disa partive. Sipas tij, është për të ardhur keq që në këtë çështje është përfshirë dhe OSBE-ja.
Marrëveshja
Negociatorët Jemin Gjana, i PD-së dhe Elmaz Sherifi, i PS-së, janë shprehur se drafti ka konsensusin e dy forcave kryesore politike. Jemin Gjana ka hedhur poshtë dhe zërat se socialistët në bisedimet që janë bërë nën monitorimin e OSBE-së kanë kërkuar zonë preferenciale për kryetarin e partisë. Gjana sqaron se, në zonën ku do të konkurrojë Nano ka 5 mijë votues më pak prej mesatares, pasi vetë konfigurimi i Qarkut e përcaktonte një gjë të tillë. Në këtë mënyrë, ai është shprehur se dhe demokratët kanë dhënë konsensusin e tyre. Tashmë, pas marrjes së 93 votave pro, do të jetë Presidenti i Republikës që do të vendosë përshpejtimin e hyrjes në fuqi të ndarjes së re elektorale apo jo. Madje, kreu i shtetit do të vendosë dhe datën kur shqiptarët do t'u drejtohen kutive të votimit.
Hasan Hoxha
Nuk e di se çfarë kanë pasur parasysh hartuesit e ndarjes zgjedhore, kur kanë hartuar këto ndryshime. Në bazë të këtij drafti, që na është parqitur, i bie që votuesit e PS-së dhe të zonës së Baldushkut të votojnë për deputetët e Rrogozhinës, pasi në këtë mënyrë na janë paraqitur ndryshimet
Lufter Xhuveli
Ndarja zonale në vend të përmirësohej është përkeqësuar akoma më shumë. Nuk e kuptoj se përse komuna e Bubullimës, që ndodhet në Lushnjë, duhet të kalojë në komunën e Kujanit, që është në kufi me Mallakastrën. Nuk kuptoj as se përse zona numër 38 në Tiranë ka 3800 zgjedhës më shumë se zona 39
Maksim Begeja
Marrëveshja nuk respekton kriteret e parashikuara në ligj, dhe dy partitë kryesore kërkojnë që të ndajnë copat e tortës, duke vendosur që në tryezë si do t'i ndajnë. Këtu kemi të bëjmë me një pazar politik dhe jo kompromis politik. Prandaj, ne, si Grup parlamentar i LZHK, deklarojmë votën kundër.