E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moisiu konsultohet për zgjedhjet

04/03/2005  Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka vijuar konsultimet me përfaqësuesit e politikës shqiptare për të konkluduar në shpalljen e datës së zgjedhjeve. Burimet kanë bërë të ditur se kreu i shtetit ka zhvilluar bisedimet me kryeparlamentarin Servet Pëllumbi. Gjatë takimit, krerët e shtetit kanë biseduar mbi debatet e fundit për vendosjen e datës së zgjedhjeve. Për këtë çështje, komisionet parlamentare kanë rrëzuar kërkesën e deputetëve të opozitës për të afruar në datën e zhvillimit të zgjedhjeve në muajin qershor. Sipas socialistëve, kjo kërkesë është antikushtetuese. Ndaj dhe kreu i shtetit është i detyruar që të përcaktojë datën e zgjedhjeve mes 3 korrikut deri më 3 gusht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›