PD, PS dhe LSI, fluks kandidaturash të reja në zgjedhjet e ardhshme
Ja kandidaturat e reja, që pritet të përfaqësojnë tri partitë kryesore në zgjedhje. Kuvendi i vitit 2009 pritet të ketë shumë emra të rinj deputetësh
Shaban Sulçe
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të sjellin një numër të konsiderueshëm të politikanëve të rinj në moshë dhe në eksperiencë, të cilët do të kandidojnë për të fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Tri forcat kryesore të politikës, PD-ja, PS-ja dhe LSI-ja pritet të kandidojnë në këto zgjedhje me shumë kandidatura të reja në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Tri partitë që synojnë fitoren në këto zgjedhje duket se janë të prira për të krijuar sa më shumë hapësirë në listat e kandidatëve për deputetë të politikanëve të rinj. Në lista priten të jenë jo vetëm kandidatë që vijnë nga forumet rinore, apo që janë në moshë të re dhe me eksperiencë të re në politikë, por edhe figura dhe personalitete të ndryshme, të cilët në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojnë për herë të parë për Kuvendin e ri, që do të formohet në vitin 2009. Duket se Kuvendi i ardhshëm do të pësojë një rigjenerim, duke qenë se fluksi i lartë i kandidaturave të reja rrit mundësitë që përbërja e Kuvendit të ardhshëm të jetë me emra të rinj.
Partia Demokratike
Në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike duket se do të gjenden edhe shumë nga këshilltarët aktualë të kryeministrit Berisha, të cilët pritet të konkurrojnë për herë të parë si deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Ndër ta përmenden emrat e Fatbardh Kadillit, Glori Hysit, Edvin Kullurit dhe Myqerem Tafajt dhe Albana Vokshit. Por përfshirje në lista për kandidatët për deputetë duket se do të kenë edhe zëvendësministrat e kabinetit të qeverisë, si Edit Harxhi, Iva Zajmi, Zana Zhuka, Marjeta Zaçe, Genc Strazimiri, Ferdinand Poni, Zana Turku dhe Taulant Bino. Një tjetër figurë e re në radhët e Partisë Demokratike duket se do të jetë edhe zëdhënësi Gerti Bogdani, i cili rezultoi kartë fituese e PD-së në zgjedhjet lokale në Njësinë Bashkiake numër 10 në kryeqytet. Të tjera personalitete që ushtrojnë detyrën e zëdhënësit pritet të jenë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Kështu, në listë pritet të përfshihet zëdhënësja e kryeministrit Juela Meçani, apo zëdhënësja e kryetares së Kuvendit, Suela Ruseti.
Partia Socialiste
Edhe Partia Socialiste pritet të ketë një ndryshim rrënjësor përsa u përket kandidaturave për deputetë, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2005. Që nga koha kur drejtimi i PS-së është marrë nga kreu aktual Edi Rama, shumë figura të reja janë promovuar në strukturat e larta drejtuese të Partisë Socialiste. Çka do të thotë se mundësitë e tyre të kandidimit në zgjedhjet e ardhshme janë shumë të mëdha. Anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste, si Eva Allushi, Ledi Shamku, Mimoza Hafizi, Saemira Pino, Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolli pritet të jenë edhe kandidaturat e reja për deputetë që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithashtu, mundësi kandidimi pritet të ketë për kryetaren e Forumit të Gruas Socialiste, Etleva Danaj, sekretarja për Shoqërinë Civile Edlira Haxhiymeri, sekretari për Çështjet Ekonomike, Ilir Beqja, kreu i PS-së së Tiranës, Besnik Bare, sekretari për Bujqësinë, Ervin Bushati, sekretari i Çështjeve Ligjore, Ylli Manjani etj. Në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e ardhshme pritet të jenë edhe dy përfaqësuese të Forumit Rinor Euro-Socialist, si Megi Ajteresa dhe Ajola Xoxaj, apo drejtori Ekzekutiv i fondacionit “Qemal Stafa”, Sajmir Tahiri. Edhe anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste si Auron Tare dhe Artan Lame konsiderohen si emra potencialë për të qenë në listën e kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Lëvizja Socialiste për Integrim
Kreu i LSI-së ka deklaruar se në koalicionin që do të drejtojë LSI-ja pritet që të kandidojnë edhe shumë figura dhe personalitete të shoqërisë civile. Gjithsesi, emrat që priten të kandidojnë për LSI-në mund të zbulohen vetëm pak muaj nga fillimi i fushatës zgjedhore, ndërkohë që paralajmërohen surpriza kandidimesh. Të sigurt duket se e kanë kandidimin dy personalitete që vijnë nga fusha e Drejtësisë, si Nasip Naço dhe Pjerin Ndreu, të cilët pritet të kandidojnë për LSI-në, respektivisht në qarkun e Beratit dhe atë të Shkodrës. Në zgjedhjet e ardhshme do të tentojnë mandatin e parë si deputetë edhe anëtarët e Kryesisë së LSI-së, si Filloreta Kodra, Petrit Vasili, Sokol Axhemi, Brizida Gjikondi, Edmond Haxhinasto, Dritan Ylli etj. Në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së pritet gjithashtu që të krijojë një hapësirë për një numër të konsiderueshëm anëtarësh, që vijnë nga Lëvizja Rinore për Integrim, si Erisa Xhixho, Besian Pesha, Ardit Çela dhe ndihmëssekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të LSI-së, Dorjan Duçka.
Lista e kandidatëve të rinj të PD-së
Iva Zajmi
Zana Zhuka
Suela Ruseti
Arta Sakja
Edit Harxhi
Marjeta Zaçe
Juela Meçani
Suazana Guxholli
Gjergj Lezhja
Gjergj Bojaxhi
Petraq Milo
Flamur Noka
Genc Strazimiri
Ferdinand Poni
Taulant Bino
Mimoza Hasekiu
Fatbardh Kadilli
Glori Husi
Myqerem Tafaj
Albana Vokshi
Antoneta Malaj
Arben Xhiku
Justina Boriçi
Suzana Panariti
Ylli Asllani
Zana Turku
Natasha Shehu
Nermin Basha
Nestor Tereska
Bardhyl Peka
Përparim Dervishi
Endira Bushati
Edvin Kulluri
Ismail Hoxha
Armand Bora
Albert Gajo
Lindita Lati
Tatjana Kongoli
Gerti Bogdani
Lista e kandidaturave të reja të PS-së
Eva Allushi
Ledi Shamku
Mimoza Hafizi
Saemira Pino
Mimi Kodheli
Lindita Nikolli
Etleva Danaj
Edlira Haxhiymeri
Ilir Beqja
Besnik Bare
Ervin Bushati
Ylli Manjani
Megi Ajteresa
Ajola Xoxaj
Sajmir Tahiri
Auron Tare
Artan Lame
Fidel Ylli
LSI-ja
Pjetër Dema
Pjerin Ndreu
Nasip Naço
Edmond Haxhinasto
Brizida Gjikondi
Filloreta Kodra
Dritan Ylli
Erisa Xhixho
Besjan Pesha
Ardit Çela
Dorjan Duçka
Nora Malaj
Mishel Papakozmai
Petrit Vasili
Sokol Axhemi
Kujtim Hoxha
G99-a
Erion Veliaj
Arbër Mazniku
Olta Xhaçka
Genci Kojdheli
28 Nentor 2008