PD-ja miraton e vetme buxhetin 2009, PS-ja paraqet buxhetin alternativ
Berisha falënderon opozitën pavarësisht votës kundër. Malaj: “Ky është buxheti i varfërisë së shqiptarëve”
Eljona Ballhysa
Partia Demokratike ka miratuar e vetme buxhetin për vitin 2009 me 76 vota pro, 34 vota kundër dhe 4 abstenime. Gjatë miratimit për çdo nen, PD-ja nuk ka marrë në konsideratë asnjë nga propozimet e socialistëve. Deputetët e PS-së kishin depozituar në Kuvend një projektbuxhet alternativ dhe kërkuan shqyrtimin e këtij drafti. Por kjo kërkesë është rrëzuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Projektbuxheti alternativ i PS-së është paraqitur në Kuvend nga ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i cili renditi dhe kundërshtimet e opozitës ndaj projektit të qeverisë.
Socialistët
Gjatë fjalës së tij, Malaj sugjeroi uljen e shpenzimeve, parashikimin e një pakete antikrizë, përfundimin e investimeve që kanë nisur dhe mosfinancimin e projekteve elektorale. “Të rishikohen shpenzimet, të ulet fondi i kontigjencës, të biem dakord që të ardhurat nga privatizimi në këtë vit që ekonomia ka nevojë për stimulim të shkojë një pjesë më e madhe për investime. Të rishikohen fondet nga BE-ja, që janë ende të ulëta dhe të mbahet parasysh propozimi i PS-së që grantet konkurruese të shkojnë për investime direkte në nivel vendor”, - tha Malaj, duke iu referuar paketës së propozimeve të bëra. Sipas tij, është e nevojshme që për Shqipërinë të ketë një paketë antikrizë, që duhet të jetë 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me vlerë deri në 11.8 miliardë lekë. “Në këtë vit që vjen tentohet të ketë rënie të ekonomisë, rënie të dërgesave të emigrantëve, eksporteve e investimeve të huaja direkte. Të gjitha këto janë me efekt negativ në këmbimin e monedhës. Sot pranohet edhe në relacionin e buxhetit që ekonomia në 2009-n pritet të ketë impakt negativ e për më tepër në kushtet e Shqipërisë, ku mungon energjia”, - është shprehur Malaj. Ai ka kërkuar që të rritet buxheti social, për të rritur mbështetjen për grupet më të prekura. Malaj gjithashtu ka kërkuar paketë investimesh publike me efekt të menjëhershëm në ekonomi, jo çelje të investimeve elektorale, por fonde që përfundojnë investimet e nisura. Malaj ka theksuar se është e nevojshme të qartësohet rrisku i importit të energjisë dhe burimet potenciale të investimeve. “Të qartësohen përllogaritjet për të ardhurat nga TVSH-ja dhe akciza, si dhe të deklarohet një kosto përfundimtare për rrugën Durrës-Kukës, burimet e financimit dhe kostoja e financimit”, - tha Malaj.
Demokratët
Ministri i Financave, Ridvan Bode, i cilësoi mashtrime deklaratat e PS-së për një buxhet të varfër. Ai tha se qeveria ka rritur faturën sociale me 15 % për vitin 2009 për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve. “Ne kemi deklaruar në vitin 2009 rritje të pagave dhe pensioneve në të njëjtin trend dhe më të lartë se në vitin 2008 dhe jo vetëm kaq, por nga fakti se rritja fillon nga 1 maji, që do të thotë se ne kemi rritur faturën sociale me 15 % nga 1 vit normal”, - tha Bode. Ai u shpreh se për shkak të krizës globale ekonomike vitin e ardhshëm do të ketë ulje të çmimeve dhe rritje të fuqisë konsumatore, ndërkohë që inflacioni do të jetë konstant. “Përsa u takon investimeve publike, të gjitha programet e qeverisë në infrastrukturën rrugore janë parashikuar të përfundojnë brenda 6-mujorit të parë të vitit 2009”, - nënvizoi Bode. Lidhur me investimet në pushtetin vendor, një ndër kontestimet e opozitës, Bode tha se buxheti parashikon një dyfishim të vëllimit të investimeve lokale pranë komunave dhe bashkive dhe fondet në dispozicion gjatë vitit 2009 do të jenë 10 miliardë lekë. Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje drejtuesve të pushtetit vendor, të mbështesin programet e investimeve publike. Më pas, deputetët morën pjesë në votimin në tërësi të projektbuxhetit 2009. Fill pas miratimit, kryeministri Sali Berisha falënderoi deputetët e opozitës, pavarësisht votës kundër. Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës Berisha tha: “Nuk ekziston në këtë kontinent asnjë qeveri që të parashikojë një rritje rrogash, pensionesh dhe ndihme ekonomike sa ajo që paraqet buxheti i vitit 2009”.
28 Nentor 2008